• |
ide | kryesore

Në kërkim ndërkombëtar, vihet në pranga 35-vjeçari në Kurbin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar është vënë pranga nga policia e Kurbinit pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane me 12 vite burg. Ai rezulton i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale. Mësohet se në pranga ka rënë Valentin Lleshi.

Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit drejt Italisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *