• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj EULEX-it në veri, reagon NATO: Çdo sulm i tillë është i papranueshëm

Arkiva, Planet
NATO



Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës. Ajo ka dënuar sulmin me shok-bombë ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës.

Lungescu, shprehet se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë trullosëse ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lungescu.

Më tej  ajo ka shkruar se misioni i KFOR-it mbetet

“Misioni i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Lungescu.



1 Comment

  1. NESE nuk PRANOJM te KEQEN qe I BEHET SHERBIMI NGADO SI vizion interesi .konkurence pa KUFI. DHE biem tek KONFLIKTI interesit. Kjo eshte SEMUNDJE vdekjeprurese LE te pranojme ilaci sherues te verteten DREJTEN hakun per te GJITH SI KUFI frenimi DHE SI pik these per PAQE te qendrushme .zgjilljet jan nuk kuptoj CFAR ne FAKT bota pret per te larguar shkatrrimin ngA .me I njerzor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *