• |
ide | kryesore

I riu nga Librazhdi arrestohet me drogë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Një 20-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për trafik droge. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Ç., 20 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në lagjen nr.1, Librazhd, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 34 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në lagjen nr.1, Librazhd, janë gjetur dhe sekuestruar 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 1.6 kg, 1 aparat celular, 1 peshore elektronike dhe 2 300 000 leke  të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi:

Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Faza”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Sekuestrohen 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, dhjetëra doza kanabisi, 1 peshore elektronike dhe 2 300 000 lekë të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbëshetur dhe në inteligjencën informative, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Faza”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Ç., 20 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në lagjen nr.1, Librazhd, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 34 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në lagjen nr.1, Librazhd, janë gjetur dhe sekuestruar 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 1.6 kg, 1 aparat celular, 1 peshore elektronike dhe 2 300 000 leke të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *