• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Biden, Putin apo Xi, kush ka më shumë mbështetje jashtë vendit të tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sondazhi



Të dhënat e fundit të Qendrës Kërkimore “Pew” tregojnë se Presideni Joe Biden gëzon besim të lartë dhe shihet si një udhëheqës i fortë në shumicën e vendeve ku u krye sondazhi. Ndërsa besimi tek Presidenti Putin ka shënuar rënie të fortë pas sulmit të paprovokuar ndaj Ukrainës vitin e kaluar.

Presidenti Joe Biden takoi udhëheqësin kinez Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë botërorë në Azi pas zgjedhjeve të nëntorit në SHBA, duke deklaruar se ndihej më i fortë pasi Partina e tij Demokratike siguroi rezultate më të mira nga sa pritej.

“E di që po bëhem i fortë, por nuk më duhet kjo. E njoh udhëheqësin kinez Xi Jinping, kam kaluar më shumë kohë me të se çdo udhëheqës tjetër botëror. E njoh mirë. Ai më njeh mua. Kemi shumë pak keqkuptime. Ne na duhet vetëm të kuptojmë, cilat janë vijat e kuqe dhe cilat janë gjërat më të rëndësishme për secilin prej nesh për dy vitet e ardhshme…” – tha ai.

Zgjedhjet e nëntorit nuk shkuan aq mirë për kandidatët republikanë të mbështetur nga ish-Presidenti Donald Trump. Sondazhet tregojnë se ka patur gjithashtu një kthesë të thellë në rritjen e mbështetjes për Shtetet e Bashkuara jashtë vendit pas kalimit të drejtimit të Shtëpisë së Bardhë nga presidenti Trump tek presidenti Biden.

Një studim në korrik nga Qendra Kërkimore “Pew” tregoi se mesatarisht 58% e të rriturve në 18 vende thonë se kanë besim se zoti Biden do të marrë vendimet e duhura lidhur me çështjet botërore.

Richard Wike nga Instituti “Pew” i tha Zërit të Amerikës se shumica e të anketuarve të këtij sondazhi në pjesën më të madhe të vendeve kishin preferencë të fortë për zotin Biden krahasuar me zotin Trump.

“Zoti Biden shihet si më i kualifikuar në krahasim me zotin Trump dhe në përgjithësi politikat e tij pëlqehen më shumë se ato të Donald Trumpit. Marrëveshjet e klimës janë një shembull i mirë. Zoti Biden vendosi që SHBA t’i ribashkohej marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike. Kjo është diçka që pëlqehet shumë nga njerëzit”.

LEXO EDHE: Strategjia më e mirë e Kinës? Të mundë Rusinë

Por popullariteti i presidentit jashtë nuk krahasohet me mbështetjen brenda vendit, që sipas shumicës së sondazheve është në nivelin 40 %. Ekspertët vënë në dukje klimën e polarizuar politike në SHBA dhe thonë se shumë udhëheqës janë më të pëlqyer jashtë sesa brenda vendit.

“Njerëzit duket se e pëlqejnë qëndrimin e zotit Biden për t’i rikthyer Shtetet e Bashkuara tek komuniteti ndërkombëtar, duke u angazhuar në mënyrë më aktive dhe më me respekt për çështjet globale”.

Mbështetja për Presidentit Biden është në kontrast të thellë me mbështetjen për presidentin rus Vladimir Putin, pas sulmit të paprovokuar të Ukrainës.

Studimi tregon se vetëm 9% e të pyeturve jashtë vendit kanë besim se Presidenti Putin do të marrë vendimet e duhura për çështjet botërore, thotë Richard Wike.

“Kur vjen puna tek Rusia, shohim vlerësimet më të ulëta të të gjitha kohërave në shumë nga vendet që ne anketuam. Vlerësimet më të ulta të të gjitha kohërave për Vladimir Putinin, pasaqyrojnë një reagim të fortë publik kundër agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.”

Presidenti francez Emmanuel Macron është një nga udhëheqësit e shumtë botërorë që ka falënderuar Presidentin Biden për rolin e tij udhëheqës në sigurimin e mbështetjes së fortë për Ukrainën nga NATO dhe Bashkimi Evropian, duke thënë se nëse Rusia do të përparonte pa u frenuar, e gjithë bota sot do ishte e pasigurt. /VOA



6 Comments

  1. Ca karin po shkruani o karat e lapsit. Biden eshte i pafte menderisht o ju qifsha juve me gjithe politikat klimatike. Jeni bo si rilindja me kete propagande idiote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *