• |
ide | kryesore

Në veri të Kosovës fillojnë rrëmbimet e personave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër persona të komunitetit serb janë rrëmbyer gjatë dy ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Sipas burimeve, dyshohet se ata janë rrëmbyer nga agjentë sekret të Serbisë.

Gjithashtu bëhet me dije viktimat e rrëmbimit janë D. N. , V. I., B. P. , dhe D. S., (emrat e njohur për redaksinë), të cilët pas rrëmbimit janë dërguar menjëherë në Serbi.

“D.S. është rrëmbyer në fshatin Soqanicë të Zvecanit të shtunën mbrëma. Fillimisht është rrahur nga katër persona të maskuar, meqë viktima ka refuzuar të hyjë në automjetin e tyre, dhe pastaj është dërguar në Serbi përmes rrugëve ilegale. Në të njëjtën natë është futur me forcë në xhipin e zi pa targa edhe viktima me inicialet B. P. Ngjarja me këtë të fundit ka ndodhur në Leposaviq. Ndërkaq, të dielën gjatë natës po ashtu në Leposaviq, janë rrëmbyer D. N., ish-polic i Kosovës, si dhe V. I. , afarist”, kanë thënë burimet për Kosova Press,.

Burimet më tej shtojnë se rrëmbyesit që dyshohet të jenë agjentë sekretë të Serbisë, kanë përdorur maska dhe xhipa të zinj, ndërsa deri tani nuk dihen motivet e rrëmbimit të tyre.



2 Comments

  1. Sa here qe lexoje keto bemat e serbeve ne nje fare menyre ngushellohem qe ne shqiptaret nuk zejme vendin e pare ne kategorine e njerezve me bisht.

  2. Shqiptari nje kembe e ka patur historikisht ne Serbi, persh Saliu bene tregti dhe pazare me Serbet, Ramovici ben tregti dhe ushqen magjypet me tagji serbie, Dulla pushkatoje qindra Shqiptar me duart e Mugoshes e Popovicit. Mbreti Zog erdhi nga Serbia.

    Popull me skuth se Shqiptari nuk ka, eshte i vetmi komb ne planet qe behet me hasmin per ti rene gjakut te vet me pretekse trapi.

    Po te kishte kellqe i binte vet-vetes pa te tjeret per te drejtat e veta, po si skuth qe o sa here eshte ne pushtet bohet me Serbin, Grekun, Turkun, Gringot, Ruset, Kinezet, Arabet se nuk mbijeton dot vete se o parazit kjo rrace zhulaqesh.

    A ja shitet Himaren grekve? Prisni sa te shpallin autonomine e epirit te veriut, e tju fluturoje edhe Himara se nuk ju takon ashtu si dhe deti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *