• |
ide | kryesore

Gwen Stefani nxit aludimet për një rikthim të ‘No Doubt’

-Instant, Paparazzi, Slider



Gwen Stefani ka nxitur së fundmi aludimet për një ribashkim të grupit, No Doubt.

Në vitin 2021, Gwen komentoi fillimisht se shanset për t’u ribashkuar me grupin ishin shumë të pakta: “Kemi kaluar kaq shumë vite së bashku dhe tani të gjithë kemi familje dhe ky është prioriteti ynë. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë na pret e ardhmja. Ne bëmë disa koncerte të shkëlqyera së bashku, shumë festivale gjashtë vjet më parë, dhe ne e dinim se kjo ishte gjëja e fundit që do të bënim së bashku.”

Por tani, në një intervistë për WSJ Magazine, Stefani la të hapur mundësinë: “Cilat janë gjasat për ndonjë gjë?”. ajo u përgjigj kur u pyet për një ribashkim të mundshëm të No Doubt. “Sapo isha në “The Drew Barrymore Show”. Ajo ishte një nga të famshmit e mi të preferuar kur isha duke u rritur, dhe tani isha në shfaqje me të. Çdo gjë mund të ndodhë.”, vuri në dukje ajo. “Të gjithë po rikthehen. Të gjithë njerëzit e viteve ’90, si Blink-182, të cilët shpallën një turne tetë-mujor që u shit në pesë minuta.”/Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/07/17/gwen-stefani-akuzohet-per-pervetesim-kulturor/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *