• |
ide | kryesore

Topalli: Dy goditjet që Rama i dha Yuri Kim në 10 ditë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Topalli



Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka komentuar marrëdhënien mes Kryeministrit Rama dhe ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Topalli e quajti një sjellje ndryshe atë të Ramës ndaj Kim. Për këtë ajo përmendi dy ngjarje që ndodhën së fundmi.

“Brenda 10 ditëve kemi një sjellje ndryshe të Kryeministrit Rama, në mënyrë të veçantë ndaj ambasadores amerikane. Për shembull para 10 ditësh, Ministria e Punëve të Jashtme, sigurisht me urdhër të Edi Ramës, lajmërimi që do të largohej ambasadorja amerikane ishte gjëja më joserioze. Ajo është një procedurë që zhvillohet vetëm në Departamentin e Shtetit dhe Ministria jonë e Jashtme nuk ka asnjë lidhje, aq më pak që të bëjë një qëndrim publik. Ishte e turpshme, por ai ishte një mesazh i Kryeministrit Rama ndaj ambasadores.

Dje ishte mesazhi i dytë mendoj unë. Edi Rama e kishte vendosur për të mos e votuar Dvoranin, sepse po të donte, ai do ti gjente votat siç i ka gjetur ato herët e tjera tek ato miqtë e tij. Dvoranin, që Departamenti i Shtetit e kishte shpallur kampion anti-korrupsioni. Çudia më e madhe me thënë të drejtën, unë di që ka qenë hetues edhe në kohët më të vështira dhe ishte fyerje në fakt” – tha Topalli në një intervistë për A2 CNN.

Ish-Kryeparlamentarja përmendi më pas emërimin në krye të SPAK të Altin Dumanit.

“Gjëja është për ta parë në një prizëm tjetër se çfarë po ndodh në raportet mes tyre. Çudira të mëdha ndodhin në Shqipëri. A dini ju ndonjë vend të botës që ambasadori të shkojë direkt sapo nisin zgjedhjet për kreun e SPAK, që duhet të bëhen me votim të fshehtë, por bëhen me votim të hapur. A dini ndonjë vend të botës ku kryetari i SHIK-ut ikën një vit me studime dhe këtu shërbimet e inteligjencës në kohë lufte nuk janë në shërbim.

A di ndonjë vend tjetër të botës që ka qëndruar gati dy vite pa Gjykatë Kushtetuese. A di ndonjë vend që nuk ka fare gjykatë të parë, sepse nuk funksionon as Administrativja, as Gjykata e Lartë. A mund të më thotë kush se vërtet e beson se Reforma në Drejtësi ka funksionuar. Po nuk gënjehet kështu. Ky është një eksperiment i pamerituar për shqiptarët, me pasoja të rënda për vendin tonë, ky është realiteti” – tha Topalli. ©LAPSI.al



5 Comments

    1. Kam degjuar tmerre per kete se sa keq sillej me komunitetin katolik ne Shkoder kur ishte ne pushtet. Pati nje moment kjo qe iku per kot. Se sot duket sikur ka ardhur pak me ne vete.

      Por tek ky frame ku e keni kapur duket si fodulle… si llaqe.

    2. Zj topalli, eksperiment eshte vertete , duhet te themi qe perfituesi madhor eshte rama dhe klani i tij . Pasuria e mbledhur nga ata shkon ne miliarda, buxheti vidhet ne masen 60% pra nga 3.6 miliard euro vidhen rreth 2 miliard, te ardhurat nga droga shkojne ne 6 deri 8 miliard euro ne vit qe hyjne ne shqiperi, dhe rama ka pjesen e tij qe llogaritet ne 20% pra rreth 2 mular d te tjere cdo vit.
      Gjithsej rama dhe klani i tij qarkullojne nw duar rreth 3deri 4 miliard euro fitim, per nje periudhe 10 vjecar rama mund te kete personalisht rreth 5 miliard euro pasuri.

      Si mund te flasi kim vlahutin soreka sequi donald lu etj kur u shkojne valixhet me euro per cdo qendrim pro rames apo cdo qendrim te munguar kunder rames. Shifrat jane te medha korruptojne cdo te derguar ne shqiperi me knut e me eskobar. , Marrin valixhet dhe vjen ambasadori tjeter. Rrjeti korruptiv i soros i dha mundesine rames per akses te drejtperdrejte ne zyrat e administrates pa pas nevoje per kpmpani lobimi shlurt te jape leket ne menyre efikase.

  1. Baxhella e e kohes Dulles ,pseudonimi disenjatorja , produkti politik i saj zeroo, llume asgje me shume ,ky lloj eshte ne mode ne politiken albanistaneze ,…edhe populli nuk eshte se, … ka ndonje vlere ne kte rast popull kot qe i sherben piramides politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *