• |
ide | kryesore

“Ilaçet ia dha dentisti, erdhi i mbuluar me djersë”, flet nëna e të riut që ndërroi jetë në Kolonjë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prindërit e të riut Genti Isai, i cili humbi jetën ditën e djeshme pasi mori mjekim për dhimbjen e dhëmbit kanë treguar sesi ka ndodhur ngjarja e rëndë. Sot pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për Genti Isaj, i cili ka humbur jetën në rrethana të çuditshme pas mjekimit për dhëmballën, por familjarët janë shprehur se i riu ishte i shëndetshëm. Po ashtu, ngulin këmbë se 32-vjeçari nuk ishte konsumues i substancave narkotike.

“Djali erdhi nga Erseka. Dentisti i kishte dhënë recetën me ilaçe që i mori në farmaci. Kishte shqetësime nga dhëmballa, thoshte më dhemb koka ndërsa i ishte ënjtur gusha. Një ilaç me pluhur e kishte pirë në Ersekë ndërsa tjetrin me kokrra që kishte marrë, e konsumoi në shtëpi. Erdhi rreth orës 10, në 10:30 i piu. Ilaci pluhur që kishte konsumuar, e kishte bërë me djersë.

Sa erdhi, zbriti nga makina dhe u ndërrua se ishte bërë ujë në djersë. Kur erdha unë nga lopët që ishte ora 15:30 ,16:00 djali po rrinte në ballkon dhe më foli, hë me mami mbarove andej, mbarove me lopën? Sa hoqa corapet i hodha dhe bukë qenit, as 5 minuta nuk qëndrova jashtë dhe hyrë në kuzhinë, ku ishte shtrirë djali. Unë e thërrisja, e fërkoja nga duart, djali ishte bërë akull. Kur nuk mu përgjigj, ngrita kujën, dola thirra komshinjtë që ta merrnin e ta çonin e Ersekë. Dy djem lajmëruan ambulancën. E nxorrën djalin me makinë dhe rrugës kishin gjetur ambulancën. Qëkur ishte fëmijë derisa u bë 32 vjeç, nuk ishte shtruar një herë në spital, nuk kishte bërë asnjë gjëlpërë në trup, nuk ankohej për gjë edhe gripërat atë rrallë e zinin. Djali të mërkurën ishte edhe në punë por nk e kishte kaq keq. Kur e pamë të ënjtur, i thamë të vizitohej,”- rrëfeu nëna e të ndjerit për “ReportTV”.

Ndërsa babai tregon se presin ekspertizën që t’i tregojë shkaqet e vdekjes: Djali vajti tek dentisti në Ersekë, mori recetën më pas vajti tek farmacia dhe erdhi këtu (në shtëpi). Piu ilaçet sapo erdhi në shtëpi. Koka i dhimbte dhe nga fyti ishte ënjtur kishte dhe shumë djersë. Djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Vetëm nga dhëmballa.

I riu ndërroi jetë pasditen e djeshme, teksa ndodhej në ambulancë rrugës për në spitalin e Korçës.



3 Comments

  1. Keto 2 vitet e fundit ka pasur shum vdekje të pazakonta të moshave të reja…. mos ishte gje i vaksinuar i ndjeri? Bëjini autopsinë me doemos.

    Ngushëllime familjes.

  2. Atje ku jeton ky o Miri Veterineri ben dhe punen e dentistit, por jam dakord me ty qe nqs eshte varikarsinuar mund te jete ky shkaku.

    1. Miku, kanë vdekur shumë mosha të reja, po shum ama, kudo në botë. Dhe media nuk jep asgjë, ja shif lapsin zero, vetëm “vdekjet nga covidi”.

      Kjo është tallje dhe kriminale nga ata që e filluan këtë ndyrësi, të ndihmuar nga syleshët në qeveri, media dhe popull.

      Por nuk eci ashtu siç e parashikonin, i ka ngel sharra në gozhdë…👍

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *