• |
ide | kryesore

Premier në fushë 8 ditë pas Botërorit, Antonio Conte proteston: “Nuk jam fare i lumtur”

-Instant, Sport
Antonio



Antonio Conte nuk e mendon të drejtë të rifillojë kampionatin vetëm tetë ditë para përfundimit të Botërorit. Ai e nënvizoi këtë në një konferencë për shtyp, në prag të Boxing Day. Tottenham do të hapë programin në Premier League me ndeshjen ndaj Brentford, një nga skuadrat zbulim të sezonit. “Unë nuk jam shumë i lumtur – tha trajneri italian -. Megjithëse duhet të jem i lumtur sepse 12 nga lojtarët e mi ishin në Katar dhe kjo do të thotë se ne jemi në drejtimin e duhur për të provuar të fitojmë diçka. Por tani nuk është e lehtë sepse gjendja fizike nuk është në nivelin më të lartë”.

Conte ka lënë të kuptohet se do të përzgjedhë për ndeshjen vetëm lojtarët që nuk janë përfshirë në Kupën e Botës. Kjo është deklarata përforcuese e Conte, pasi kishte njoftuar se dy finalistët, portieri francez Hugo Lloris dhe argjentinasi Cristian Romero nuk do të luajnë: “Lojtarët që kanë qenë këtu kanë punuar për katër javë dhe tani janë në gjendje të shkëlqyer fizike dhe sigurisht janë më mirë se ata që vijnë nga Katari”.

Rodrigo Bentancur nuk do të jetë në fushë për shkak të skualifikimit. Uruguaiani po përballet gjithashtu edhe me një problem të lehtë muskulor. Richarlison, i cili u dëmtua me Brazilin në Katar, do të jetë jashtë për të paktën një muaj. Ndërsa problemi me tendinën e Lucas Moura vazhdon: “Është një situatë e vështirë sepse është sikur nuk e kam – shpjegoi Antonio Conte -. Më vjen keq sepse ai është një lojtar i mirë, një djalë i mirë. Por ai po punon shumë për të zgjidhur këtë problem. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *