• |
ide | kryesore

Cher reagon ndaj aludimeve se është fejuar me producentin

Paparazzi, Slider



Cher ka reaguar së fundmi ndaj aludimeve për fejesë me producentin, Alexander Edwards. Gjithcka nisi pasi ajo postoi një foto të tij me një unazë masive diamanti.

“Oh Zot ai të propozoi? komentoi një fans. “Urime Cher! Ti e meriton gjithë lumturinë. Më njoftoni kur dhe ku”, shkroi një tjetër. Por Cher reagoi menjëherë duke postuar edhe një herë në Twitter foton me një shpjegim disi të paqartë. “E postova këtë sepse thonjtë e tij janë kaq të lezetshëm”, shkroi artistja.

Këngëtarja e “Believe” u përfol për herë të parë me producedntinkur u panë të kapur për dore në West Hollywood në nëntor. Kur disa kritikë kritikuan diferencën 40-vjeçare të çiftit, Cher mbrojti marrëdhënien e tyre, duke postuar në Twitter: Dashuria nuk njeh matematikë.Siç e dimë të gjithë, unë nuk kam lindur dje. Nuk ka garanci. Sa herë që bëni një zgjedhje, merrni një shans. Unë kam marrë gjithmonë shanse. Kjo jam unë”, shtoi ajo.

Artistja ishte e martuar më parë me të ndjerin Sonny Bono dhe Gregg Allman. Ajo ka dy fëmijë:Chaz dhe Elijah. Ndërkohë, AE më parë ishte në lidhje me Amber Rose për tre vjet, por ajo përfundimisht i dha fund gjërave për shkak të tradhëtive të tij./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *