• |
ide | kryesore

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt fejesës?

Paparazzi, Slider



Travis Kelce nxiti së fundmi aludimet për një fejesë të mundshme dhe një fëmijë me Taylor Swift teksa po diskutonte me vëllain në podkastin e tij “New Heights”.

Ai deklaroi se dëshiron të krijojë së shpejti një laborator për diamantet.

“Diamante të krijuar në laborator. Ai është një lojtar i NBA i rritur në laborator. Mezi pres ta bëj një të tillë”, deklaroi ai.

Vëllai i tij i ktheu shpejt përgjigje duke i kërkuar të bëjë kujdes me bisedën pasi mund të nxisë lehtësisht komente dhe teori konspirative. Por dëmi tashmë u bë dhe pas kësaj deklarate fansat kanë shkruar duke e lidhur komentin me Taylor.

“Kjo deklaratë do i bëjë njerëzit të mendojnë se Travis, po mendon fejesën. Por nëse kjo ndodh ai do i japë ndonjë unazë familjeje jo diçka të re”, shkroi dikush.

“Mos po vjen një Travis i vogël”, shkroi një tjetër; “Dikur i lutej për një takim ndërsa tani i lutet për një fëmijë”, shkruan një i tretë; “Mos më thuaj që mezi po pret të ketë fëmijë, çfarë po ndodh”, ka komentuar një tjetër./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *