• |
ide | kryesore

KFOR nis hetimet pas të shtënave me armë zjarri në Zubin Potok

-Instant, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e djeshme në Zubin Potok u regjistruan të shtëna me armë zjarri në afërsi të patrullës së KFOR-it. Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me rastin. KFOR thekson se pret nga të gjithë aktorët të përmbahen nga provokimet.

“Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga provokimet. Të kërkojmë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i ftojmë të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia, ka deklaruar se e mbështet dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës.

“KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thuhet në reagimin e KFOR-it.



1 Comment

  1. Pritet qe te thirret per ndihme ne hetimet e KFOR-it ne veri te Kosoves edhe Ardi Veliu nga Policia e Shtetit ne Shqiperi…

    Kur je i zoti te del nami edhe pertej kufijve, ndaj mos u habisni kur te degjoni lajme te tilla…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *