• |
ide | kryesore

Arrestimi i tij shkaktoi tensione në Kosovë, lirohet ish-polici serb

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kosovë,



Avokati i Dejan Pantiçit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

“Policia [e Kosovës] është e obliguar që të transferojë Pantiçin në adresën ku ai jeton”, tha ai.

Pantiç, ish-polic i Kosovës, u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës. Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Arrestimi i Pantiçit, nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Barrikadat u vendosën nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Për shkak të ngritjes së barrikadave, autoritetet kanë konfirmuar se Pantiç po mbahet në një stacion policor afër Jarinjës. Kosova ka kërkuar ndihmën e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) për transferimin e Pantiçit.

EULEX i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 23 dhjetor se ende po e shqyrton mundësinë e ndihmës në transferimin e Pantiçit.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – ka paraqitur disa kushte për largimin e barrikadave, dhe njëra ndër to ka thënë se është edhe lirimi i serbëve të arrestuar.

Zyrtarët serbë më herët kanë thënë se autoritetet në Kosovë nuk i kanë ofruar Patiçit trajtimin e duhur shëndetësoPantiçit, por ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar më 22 dhejtor se ai gëzon shëndet të mirë.



2 Comments

  1. Lirimin i policit serb nga akuza per akte terroriste tregon pafuqine e drejtesise ne Kosove dhe dobesine e shtetit.
    Megjithe presionet, barrikadat dhe kercenimet e Serbise, duke perdorur arrestimin e nje polici, ky vendim nuk do te sjelle vecse te tjere pretekste pdr te zgjatur situzten aktuale ne veri te Kosoves.
    Targat, polici serb, apo te tjera histori qesharake si keto do te kete ne Kosove ne ditet ne vijim, nëse nuk ka nje reagim serioz te Perendimit ndaj Beogradit zyrtar.

  2. Reagimi duhet nga Shqiptaret ne unison.

    Por duke qene se ne nuk kemi shtet ne Shqiperi ndodhin keto qe ndodhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *