• |
ide | kryesore

Ekstremet e motit në SHBA, Garda Kombëtare troket derë më derë për të kontrolluar qytetarët

-Instant, Lajme, Planet



Garda Kombëtare po shkon derë më derë në disa zona të Buffalo për të kontrolluar personat e mbetur pa energji gjatë stuhisë më vdekjeprurëse të dimrit. Tashmë, janë raportuar 35 viktima në perëndim të Nju Jorkut nga stuhia. Ajo shpërtheu në pjesën më të madhe të vendit të premten dhe të shtunën.

Megjithatë, frika tjetër me të cilën duhet të përballen qytetarët dhe autoritetet në ditët në vijim janë vërshimet gjatë shkrirjes së borës. Shërbimi Kombëtar i Motit tha megjithatë se çdo përmbytje pritet të jetë e kufizuar.

Aeroporti Ndërkombëtar Buffalo Niagara është rihapur pas një mbylljeje pesë-ditore. Megjithatë shumë fluturime janë anuluar. Temperaturat u rritën mbi 4 gradë Celsius në Buffalo të mërkurën. Ato pritet të arrijnë në 10 të premten, ku pritet të ketë rreshje shiu. Policia raportoi gjithashtu së disa dyqane ishin grabitur dhe disa persona janë arrestuar



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *