• |
ide | kryesore

45 minuta fjalim/ Erjon Veliaj asnjë fjalë për patronazhisten që ra në burg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë takimit që Erjon Veliaj pati me socialistët e njësisë.nr 8 në Tiranë u fol për shumë tema, për shembull për nostalgjinë e Mimi Kodhelit për kohën kur ishte vajzë, për thashethemet e zakonshme mes vendalinjve dhe të të ardhurave, për pakënaqësitë që ka Veliaj për analistët në studiot televizive etj. Madje në 45 minuta fjalim, Veliaj foli edhe për të rritur një “racë të shëndetshme” në Tiranë me zhvillimin e sporteve. Por kryebashkiaku i Tiranës nuk tha asnjë fjalë për Viola Sterjon, ish-drejtoresha e Bashkisë së Tiranës dhe patronazhistja e PS, që u arrestua të martën në Korçë.

Kryebashkiaku e shmangu këtë temë, megjithëse lajmi për arrestimin e 39-vjeçares kapi titujt kryesorë në media. Megjithë njohjen dhe promovimin që i ka bërë Viola Sterjos si drejtoreshë në administratën shtetërore, Veliaj ka heshtur mbi rekrutimin që bën në radhët e patronazhistëve.

Shmangia e temave të nxehta për Veliajn është e lehtë për shkak të kapjes totale të mediave. Për Veliajn është mëse e zakonshme që mjafton të nisë transmetimin në profilin e tij në Facebook dhe menjëherë sinjali shpërndahet në televizionet informative.

Pak muaj më parë, një këshilltar i Bashkisë së Tiranës, Egert Vargu u arrestua në Portin e Durrësit pasi aty u kapën 4.5 kilogram kokainë. Si me magji, ngjarja u harrua që ditën e nesërme, ndërsa Erjon Veliaj nuk tha asnjë fjalë për të.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *