• |
ide | kryesore

Zbardhet mashtrimi për tenderat e fotove të SHÇBA-së, ‘oficeri’ rezulton pjesë e grupit të kokainës të Juxhin Kullës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Klajdi Avramushi është vënë në pranga pasi është zbuluar në një nga përgjimet e një dosjeje për tregtinë e kokainës në Korçë. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se Avramushi, në një nga bisedat, prezantohej si oficer pranë SHÇBA-së (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) komunikon me një qytetar të identifikuar si Aleks Deli, pronarin e një studio fotografike “ICON”, të cilit i premton fitimin e një tenderi, që do zhvillohej në Shërbimin e Çështjeve dhe Kontrollit të Brendshëm në Korçë.

Sipas bisedave të përgjuara, qëllimi i tenderit ishte për larje fotografie të personave të arrestuar dhe Avramushi prezantohej tek Deli, si punonjës i SHÇBA-së (Oficer), duke i premtuar atij, se do ndërhynte për lidhjen e kontratës. Nga përgjimet e kryera zbuluan se Klajdi Avramushi, jo vetëm që nuk ishte punonjës i SHÇBA-së, por prokurorët kuptuan se njeriu që po hetonin për mashtrim, ishte pjesë e një zinxhiri të madh shpërndarësish të kokainës në Korçë.

Klajdi Avramushi, mbante kontakte të vazhdueshme me Juxhin Kullën, një lider i grupit që tregtonte kokainën dhe merrte prej tij porositë e shpërndarjes së drogës në lagjet e Korçës. Nisur nga kjo situatë, prokuroria po përgjonte dhe hetonte Avramushin në dy linja të ndryshme, atë të tregtisë së drogës dhe mashtrimit.

Përmes veprimeve hetimore dhe kallëzimit të mëvonshëm që pronari i studios fotografike “Icon” bëri në polici, rezultoi se Avramushi i kishte marrë paradhënie një shumë prej 1.5 milion lekë të vjetra. Aleks Deli, ka filluar t’i kërkojë llogari për paratë, të cilat i kishte dhënë Klajdi Avramushit dhe për faktin se pse nuk po nënshkruhej kontrata.

Por Klajdi i nxirrte justifikime, duke shtyrë pritjen dita-ditës. Gjatë marrjes në pyetje, Deli ka treguar në polici se babai i tij, ka qenë në takim me babain e Klajdi Avramushit, duke mësuar prej tij se janë disa persona të cilët i janë ankuar për Klajdin, të cilët i ka mashtruar në të njëjtën mënyrë.

“…në mëngjes në orën 10:00 jemi te puna, në qoftë nuk i shikon të tëra faturat, në qoftë se nuk e lexon kontratën dhe me kushtet që janë atje nuk firmos, nuk të pëlqejnë, unë të kthej lekët mbrapsht…,”- i thotë Klajdi Avramushi Aleks Delit, sipas përgjimeve të zbardhura.

Pas disa minuta, sërish i pandehuri Avramushi komunikon me Deli, duke i pohuar këtij të fundit “…hymë për tender dhe morëm paralajmërim për përjashtim, ke parë ti kështu o…”.

Të dyja këto biseda, thotë prokuroria e Korçës, kanë pasur si qëllim të mashtrojnë Deliun, me qëllim moskthimin e shumës financiare. Kjo pasi në ditët kur është zhvilluar kjo bisedë, nuk ka pasur asnjë procedurë tenderuese nga ana e SHÇBA-së./Ora News



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *