• |
ide | kryesore

Ronela Hajati flet për këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”

Paparazzi, Slider



Ronela Hajati ka folur së fundmi nrreth  këngës që do përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision.” Përmes një lidhjeje telefonike me “TAR”, Ronela dha disa këshilla për Albinën dhe familjen e saj.

“Mua kënga më pëlqeu shumë dhe më duket gjetje e veçantë që është e gjitha familja pjesë e një performance. Jashtë do ta pëlqejnë sepse eurofansat kanë etje dhe dashuri për gjërat etno dhe mendoj se do të godasë. Këshilla është të investojnë në regjisorë dhe përformancë. Fansat jashtë e mësojnë përmendësh këngën nëse e pëlqejnë, nëse nuk e pëlqejnë, nuk e pëlqejnë që në fillim. Regjisori dhe perfomanca ka shumë rëndësi që ne nuk fakt nuk e kishim”-tha Ronela.

Gjithashtu, artistja zbuloi urimet e saj për vitin 2023. “Vetes i uroj shëndet, e para gjë që dua më shumë sepse pa të nuk realizoj dot gjë. Kam pasur luhatej shëndetësore të cilat nuk kanë qenë të lehta për mua. Ishalla nuk e ndaloj veten së punuari. Për ata që më dëgjojnë, falëminderit sepse më kanë bërë kjo që jam dhe hasmit i them ‘t’u shtoft inati’”, tha ajo.

Këtë vit, Hajati nuk ishte prezente në festivalin e këngës. Në një postim në InstaStory ajo u shprehise nuk ishte ftuar për të performuar këngën ‘Sekret’.

“Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur. Por më duket sikur do t’i heq vetes riskun që Zoti do ma japë një ditë, për të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri të madhe për muzikën. Unë nuk isha e ftuar për të performuar këngën fituese ashtu siç duhet! Drejtimi mediokër e i vogël me veprime skuthe duke mos më përfshirë mua as në siglat e festivalit nuk e heq dot suksesin e këngës”, shkroi Ronela.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *