• |
ide | kryesore

Ankand për Marcus Thuram: Manchester United kërkon të ‘djegë’ Inter që në janar

-Instant, Sport
Marcus Thuram



Nga Anglia vjen një kërcënim serioz për Inter në garën për Marcus Thuram. Sipas raportimeve të Daily Mail, Manchester United po nxiton të sigurojë sulmuesin francez. Marcus, në fakt, shkon në skadencë kontrate me Borussia Monchengladbach në qershor. E anglezët kërkojnë të mbulohen pas lamtumirës së Cristiano Ronaldo. Djajtë e Kuq janë gati të tentojnë sulmin ndaj lojtarit që në janar, për t’i dhënë Ten Hag një përforcim në sulm. Borussia nuk është e gatshme të bëjë zbritje: oferta fillestare është 15 milionë euro. Një shifër që Interi nuk mund ta përballojë për momentin: fillimisht duhet të shesin.

Interi lëvizi konkretisht për Marcus Thuram vetëm pak ditë pas fillimit të Kupës së Botës në Doha. U bë edhe një takim midis drejtorit sportiv të zikaltëve, Piero Ausilio dhe stafit të lojtarit, të përfaqësuar nga agjencia Sport Cover. E tani, zikaltrit duhet të djegin konkurrencën e fortë të Bayern Mynih, Newcastle dhe United. Inter është gati t’i ofrojë atij një kontratë 5 milionë euro në sezon për pesë vite. Marcus, i lindur në 1997, do të çlirohet nga Borussia Monchengladbach me një transferim falas në qershor. Por në atë moment do të vlejë paga më e lartë, ndaj dhe të gjithë nxitojnë. Thuram në fakt që në verën e vitit 2021, ishte afër Inter, përpara se marrëveshja të prishej për shkak të dëmtimit të tij.

Për Marcus Thuram të lindur në Parma, Italia është një destinacion i mirëpritur, por Premier League e tërheq më shumë. Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, Manchester United është në pole position për të blerë kartonin, për shkak të preferencës së lojtarit për të luajtur në Angli. Thuram, sërish sipas ‘Bild’, është gati për t’iu bashkuar Djajve të Kuq që në fillim të këtij muaji.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *