• |
ide | kryesore

Perëndimi do t’i dhurojë për herë të parë Ukrainës autoblinda

-Instant, Arkiva, Planet
Ukrainës



Përderisa luftimet po vazhdojnë në rajonin pjesërisht të pushtuar ukrainas, Donjeck, aleatët perëndimorë të Ukrainës duket se po lëvizin drejt ofrimit të autoblindave të avancuara për ushtrinë ukrainase.

Përmes përditësimit ditor lidhur me luftën, më 5 janar ushtria ukrainase tha se mbi 800 ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur, shumica e të cilëve gjatë luftimeve në qytetin e Bahmutit dhe në zona të tjera të rajonit lindor ukrainas të Donjeckut.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur që të verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra të ofruara nga ushtria ukrainase.

Teksa luftimet e ashpra po vazhdojnë, presidenti amerikan, Joe Biden, më 4 janar konfirmoi se Uashingtoni po e shqyrton mundësinë e dërgimit në Ukrainë të makinave luftarake të këmbësorisë, Bradley. Makina M2 Bradley është përdorur nga ushtria amerikane që nga viti 1981 dhe SHBA-ja ka mijëra makina të tilla në dispozicion.

Në ditët në vijim, Uashingtoni pritet të njoftojë për paketën e re të ndihmës për Ukrainën.

Komentet e Bidenit vijnë pasi një ditë më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron. Gjatë kësaj bisede, Franca zbuloi se do t’i dhurojë Ukrainës makina të blinduara të llojit AMX-10 RC.

Reuters citoi një zyrtar të paidentifikuar francez. Sipas Reuters, ai tha se “kjo është hera e parë që makina të blinduara, të prodhuara në Perëndim, po i jepen ushtrisë ukrainase”. Megjithatë, për këto dërgesa nuk dihen më shumë detaje.

Më herët, Australia i ka dhunuar Ukrainës 90 makina të llojit Bushmaster. Këto makina të blinduara janë kundër minave tokësore.

Kievi ka kërkuar nga qeveritë perëndimore që t’i dhurojnë makina të rënda të blinduara. Veçanërisht makinat e prodhimit amerikan, Abrams. Si dhe tanket luftarake gjermane, Leopard.

Lexo më tej: Kryeministri Sunak i premton Zelenskyt mbështetje afatgjatë për Ukrainën 

“Nuk ka asnjë arsye që Ukraina ende nuk është furnizuar me tanke perëndimore”. Kështu ka shkruar Zelensky në Twitter.

Një zyrtar i lartë amerikan tha më 4 janar se luftimet përreth Bahmutit janë “ende intensive”. Ai parashikoi që luftimet “do të vazhdojnë edhe gjatë muajve në vijim”.

Zyrtarët ukrainas ditëve të fundit kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për ofensiva të reja. Kjo, teksa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet njëvjetorit.

“Ka shumë tregues që na japin arsye të themi se ata do të bëjnë edhe një përpjekje në shkurt”. Kështu tha Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës.

Ndërkaq, zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, tha se për shkak të numrit të lartë të viktimave nga luftimet intensive që po vazhdojnë, Rusia ka të ngjarë që të nisë një mobilizim të dytë ushtarak në çerekun e parë të këtij viti.

Në dhjetor, presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se nuk ka nevojë për mobilizim të mëtejmë.



4 Comments

  1. kuptohet qe ukraina po perdoret nga globalistet per me instalu diktaturen globale

    sa libra jan shkrujt per ket

  2. putinit duhet ti shkerdhejne deri na 10 breza te familjes, fytyre legeni qe tremb dhe zogjte si edi rama, dhe ti i pa emer i ores 05/01/2023 te 14:34 shko qiu pak se te ben mire o legen qe ske bere vaksinen dhe truri te eshte kalbur nga muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *