• |
ide | kryesore

VIDEO/ Arrestohet djali i El Chapo, shpërthen kaosi në Meksikë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
el chapo



Ovidio Guzman, djali i “mbretit” famëkeq meksikan të drógës “El Chapo” është arrestuar në Sinaloa. Lajmi u konfirmua nga zyrtarë meksikanë që sqaruan se pas kësaj ka një shpërthim të kaosit në vend. Kryetari i qytetit të Culiacán tha se forcat e armatosura kishin kryer një bastisje mëngjesin e së enjtes.

Një linjë ajrore tha se një prej avionëve të saj u godit nga të shtënat me armë. Janë raportuar të shtëna dhe grabitje makinash. Guzmán-López mendohet të jetë një anëtar i rangut të lartë i kartelit të madh të drogës në Sinaloa. Grupi është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.

Kryebashkiaku Juan de Dios Gamez konfirmoi në Twitter se forcat e armatosura federale kishin kryer një operacion të rëndësishëm në Culiacán. “U kërkojmë qytetarëve të Culiacán-it të mos dalin nga shtëpia për shkak të bllokimeve që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të qytetit”, – tha ai.

Aeroporti është mbyllur dhe organet e qeverisjes vendore që mbikëqyrin arsimin njoftuan pezullimin e shkollave. Forcat meksikane të sigurisë e kishin arrestuar Guzmán-López edhe në vitin 2019. Ai u lirua për të shmangur kërcënimin e dhunës nga mbështetësit e tij.

Departamenti Amerikan i Shtetit pretendon se ai dhe vëllai i tij, Joaquín, janë aktualisht duke mbikëqyrur afërsisht 11 laboratorë metamfetamine në shtetin e Sinaloa. Ata mendohet se prodhojnë rreth 1300 deri 2200 kg kokainë në muaj.

Ka informacione se Guzmán-López urdhëroi vrasjen e informatorëve, një trafikanti droge dhe një këngëtari të njohur meksikan që kishte refuzuar të këndonte në dasmën e tij. Në dhjetor, SHBA njoftoi një shpërblim deri në 5 milion dollarë për informacione që çon në arrestimin dhe/ose dënimin e Ovidios dhe tre vëllezërve të tij. Mendohet se ata kanë mbajtur pozicione komanduese në grup.

Ndërkohë babai i tyre po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në SHBA pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash. ©LAPSI.al



2 Comments

    1. Po te pakten ato ne Meksike megjithese narko-shtet, jane shume vite dreite larg nesh. Ata dhe bejne ndonje aksion ndonjhere dhe bejne lufte me kartelet. Ndersa ne Shqiperi, kapon e karteleve e kemi Kryeminister, dhe gjithe pronaret e arkave me “banane” jane deputete apo drejtora te “medhenje”.

      Popull patronazhistokomunist!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *