• |
ide | kryesore

Inflacioni në eurozonë ulet pas normalizimit në çmimin e gazit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
inflacioni



Inflacioni vjetor në të gjithë eurozonën ra përsëri në përqindjen njëshifrore dhe qëndroi në 9.2% në fund të dhjetorit, sipas një vlerësimi të publikuar nga Eurostat të premten në mëngjes.

Inflacioni filloi të lehtësohej në nëntor, por gjithsesi qëndroi në nivelin 10.1%.

Ky zhvillim vjen pasi çmimet e gazit, një nga shtytësit kryesorë pas inflacionit rekord të vitit të kaluar, u kthyen në nivelet e paraluftës mes motit jashtëzakonisht të ngrohtë.

Edhe pse lajmi mund të shihet si një zhvillim pozitiv, norma e inflacionit të eurozonës përfaqëson pothuajse pesëfishin e objektivit prej 2% të vendosur nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Banka muajt e fundit ka rritur normat e interesit me një ritëm agresiv. Kjo, për t’i bërë shpenzimet më të shtrenjta dhe për të zbutur çmimet në rritje.

“Ne jemi të gatshëm të rregullojmë të gjitha instrumentet tona brenda mandatit tonë. Kjo për të siguruar që inflacioni të kthehet në objektivin tonë afatmesëm të inflacionit”. Kështu tha muajin e kaluar presidentja e BQE Christine Lagarde.

Megjithatë, shumica e shteteve anëtare që përdorin euron si monedhë, panë një rënie të inflacionit gjatë muajit të kaluar. Një rënie e dukshme ndodhi në Gjermani, nga 11.3% në nëntor në 9.6% në dhjetor.

Lexo më tej: Blerjet e fundvitit, a e frenoi inflacioni konsumin? 



1 Comment

  1. Inflacioni eshte shkaktuar nga prerja e lekeve pa hesap gjate pandemise ku Komisioni Europian ka paguar kontrata miliarda dollareshe (10 vaksina per njeri) tek Gates, Besos, Sorros e company ( aksionere ne keto kompanite farmaceutike). Gjithe kjo sasi leku kesh ka perfunduar ne duart e atyre miliardereve qe u bene me te pasur se c’ishin para pandemise. Nderkohe,populli i thjeshte e hengri e vazhdon ta haje sa krahu duke blere te njejten sasi malli qe blenin para dy vitesh por tani me disa fish me shtrenjte dhe me e bukura eshte se te japin dru nese proteston😂😂. Aresyeja: “si guxon ti te protestosh per te drejtat e tua, nderkohe qe ne Ukraine ka lufte”😎.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *