• |
ide | kryesore

Tentoi të trafikonte 70 kg kanabis, pranga 48-vjeçarit rumun në Kukës

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Kukësit ka arrestuar një shtetas nga Rumania, i cili po tentonte të transportonte 70 kg kanabis nga dogana e Morinës drejt vendeve të BE-së. Shtetasi me iniciale F. B., 48 vjeç mësohet se u arrestua nën akuzën “Trafikimi i narkotikëve”. Në cilësinë e provës materiale, policia i sekuestroi lëndën narkotike, automjetin dhe me 2 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *