• |
ide | kryesore

Temperaturat ulen nën minus/ Moti merr kthesë ditën e nesërme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Temperaturat



Temperaturat pritet që të ulen nën minus ditën e nesërme, duke kapur vlerën -4 gradë Celsius.

Sipas parashikimit nga meteorologët, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme ku gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mbrëmjes, do të ketë dhe mjegullina.

Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit ndërsa në zonat malore do të ketë dhe akull në rrugë.

Temperaturat parashikohen në zona malore -4 deri 4°C, në zona e ulëta -3 deri 14°C dhe në zona bregdetare 2 deri 13°C.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *