• |
ide | kryesore

RENEA ndërpret kërkimet/ Misteri i zhdukjes së 26-vjeçarit në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
26



Mbetet ende e mbuluar nga misteri zhdukja e një 26-vjeçari nga Fieri. Mateo Lika kishte 3 ditë që ishte kthyer nga Gjermania dhe kishte marrë një makinë me qera. Mëngjesin e së dielës targa e këtij automjeti është gjetur pranë një ure, parmakët e së cilës ishin të thyer pranë Mbrostarit. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë dhe polumbarët e RENEA-s.

Ata kërkuan rreth 4 orë në lumin e Semanit, por nuk gjetën asnjë gjurmë të tij. ndërkohë telefoni i të riut rezulton i fikur. I fikur është GPS e makinës së marrë me qera. Kërkimet pritet të nisin sërish të hënën. Burime policore nga policia e Fierit i thanë lapsi.al se përveç pistës së rënies në lumë po verifikohet edhe një linjë tjetër.

Ka dyshime se automjeti i të riut nuk i ka ndaluar një postblloku policie mbrëmjen e së shtunës në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”. Për këtë ngjarje komandanti i patrullës ka kryer njoftimin në sallën operative. Sipas tij dyshohet se në makinë ka qenë më shumë se një person, ndoshta edhe tre.

Dyshimet janë se në tentativë për t’i ikur policisë 26-vjeçari ka përplasur parmakët e urës, por ka shpëtuar dhe tashmë po i fshihet policisë. Gjithsesi kontrollet e RENEA në lumë do të rifillojnë sërish të hënën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *