• |
ide | kryesore

Shehi: Berisha dhe Basha mundohen kot të fshehin ndarjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shehi



Duke folur pas një seance të zhurmshme plenare, deputeti Dashamir Shehi thotë se opozita duhet të forcojë rezistencën politike dhe jo të ashpërsojë fjalorin. Teksa PD vijon me problemet e brendshme, Shehi thotë se fokusi do duhet të jenë zgjedhjet vendore.

“Ky dualizëm mes Berishës dhe Bashës ka qenë prej 4-5 vitesh. Kulmoi në shtator të një viti më parë. I është bërë një dëm i madh opozitës dhe PD. Është një ndarje, e fshehin kot. Lufta ka qenë pak e ulët, pothuajse personale pa profil politik. Por para kemi një detyrë të madhe, zgjedhjet lokale.

Detyra jonë si opozitarë është të japim një formulë bashkimi aty ku është e mundur të bashkohemi. Bashkohemi për atë që është kryetari i Bashkisë. Nëse biem dakord që në Shkodër do jetë kandidat ai doktori, që unë jam dakord, të jemi të gjithë dakord. Pastaj çdo parti mund të hyjë për këshilltarët e vet. Nuk ka nevojë për sherr. E njëjta gjë për Durrësin.

Mund të ketë më të mirë të se këta që janë caktuar. Ka hapësirë dhe mundësi, ka kohë të mjaftueshme për një zgjidhje të logjikshme. Për marri nuk ka kohë asnjëherë. Nëse duan të bëhen me 2-3 kandidatë nuk ka kohë, nuk ja vlen.

Për kompromis, kush është më i miri për Shkodrën, Lushnjen etj, ka kohë sa të duash vetëm po nuk e deshën. Nëse zgjedhjet duan ti përdorin se kush është grupi më i madh, mund ti shpërdorojnë edhe këto zgjedhje si ato të 6 marsit. Nga 6 bashki, 5 ja dorëzuan Edi Ramës” – tha Shehi në një intervistë në Ora News.

Duke folur krisjen brenda grupit parlamentar ai vlerëson se nëse nuk puqen mirë është të ndahen.

“Të përjashtuar apo jo nuk ka rëndësi. Zhurma është e pavlefshme, përfiton pala tjetër. Nëse nuk puqen më është më mirë të bëhen dy grupe. Ne garën e kemi me Edi Ramën. Nëse tre grupe sa bëhemi atje janë bashkarisht kundër Edi Ramës, korrupsionit, nuk shoh dramë në këtë mes” –tha Shehi.

Lidhur me dorëheqjen e deputetit, Fation Veizaj, Shehi nuk analizon emrin por fenomenin.

“Kjo tregon se PD ka zgjedhur brenda vetes vet njerëz që mund të jenë burrat më të mirë, por nuk kanë vokacionin kryesor politikën, mund të kenë intersa të tjera. Dikush është akademik, njerëz të medias, biznesit. Shumicën e rasteve mandati lidhet me idenë e pushtetit” – thotë ai. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Ato detyrat e mdhaja ti nuk I ke bere asnjehere! Je nje parazit i opozites…Mos bej konstatime per PD. por mundohu te besh bashkimin e saj…jo te hash plecin qe te jep hajduti sa here qe kekon te te njoroi dhe ti rri si muti ne shi e nuk i pergjigjesh…

  2. Po ku ka bashkim me ate njeri qe eshte misionar i Ramiz Alise dhe i familjes Hoxha. Qe e ka bere me se miri kete mision duke e percare PD.

      1. Gjithe ky vrer per Dash Shehin po ky nuk ka pas as pushtet qe tu vidhte apo tu ngacmonte grat , motrat dhe sa per kryetar pa anetar , vertet nuk ka anetar po ka votues dhe un jam nje prej tyre . Ju vazhdoni votoni ata qe ju vjedhin dhe ju ngacmojne grate , motrat kur te shkojne neper zyrat e shtetit

  3. Ne kete batak ku ka rene opozita si te bejne sikuar jane bashke si te mos bejne PS e ka te sigurte pushtetin lokal pothuajse ne te gjithe shqiperine. Na duhen njerez te rinje e fryme e re qytetare.

  4. I vetmi batak eshte ai i PS. Korrupsion, vjedhje, krime, raporte me armiqte e shqipetareve. Shqiperia duhet te ndryshoje por oktapodi i PS e ka mberthyer dhe po mbyt demokracine ne Shqiperi.

  5. Keta kryetare partie pa anetare, qe e minuan PD-ne duhen larguar e te mos futen ne listat e saj thjesht pdr interes.

    Jane politikane te deshtuar e per studiot qe te mbushin kohen. Stop !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *