• |
ide | kryesore

Vetëdorëzohet në policinë e Tepelenës personi që dhunoi mësuesin e edukimit fizik

-Instant, Lajme, Të fundit



Fakte të reja nga dhunimi i mësuesit 59 vjeçar në Tepelenë janë zbardhur. Në policinë e Tepelenës ka ardhur një person, i cili është vëllai i një nxënësje 13-vjeçare në shkollën ku punonte mësuesi i edukimit fizik. Alvi Gumeni është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes së të motres për ndihmë. Ai pretendon se 13-vjeçarja është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59-vjeçar Kleanthi Laçi.

Gumeni ka dhënë shpjegimet e veta për dhunën që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik Kleanthi Laçi një ditë më parë. Sipas dëshmisë të tij, mësuesi e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht motrën. Për këtë arsye ai u kthye në Shqipëri për të ndërmarrë aktin që kreu dje, duke e dhunuar. Ndërkaq ka dhënë dëshmine e saj edhe 13-vjeçarja e pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj Kleanthi Laçi. Dëshmia e saj është marrë në prezencë të psikologes.



4 Comments

  1. edhe un si ky siper e mendoj. Tjetri u dorezua vet dhe ka ardhur nga emigrimi per problemin e motres, mir ja ka ber ketij pedofili, po te jet e vertet qe ka ngacmuar nje 13 vjecare.

    1. Avash icik ju, ka shtet ktu, ka ligje, ka rregulla. Kto duhet ta denonconin nje here rastin ne polici, jo kshu direkt ne hakmarrje. Ka shume raste qe femrat genjejne, akuzojnë kot, dhe meren ne qafe njerez te pa fajshem.
      Nuk po them qe eshte ky rasti, por duhet me pas shume kujdes me kto gjera. Femijet shpesh here genjejne, mua me ka ndodh vete, me ka akuzuar cuni i nje te afermi se e kam dhunuar kur ne realitet as qe e kam prek me dore.

  2. Nëse është e vertetë që i ka ngacmuar motrën 13 vjecare, i puthsha dorën, t’i fusë dhe një dru të mirë për mua.
    🤗🤗🤗

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *