• |
ide | kryesore

Moti i keq në vend/ Shtabi i Emergjencave: Bllokohet rruga në Grykën e Këlcyrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Shtabi i Emergjencave thekson se reshjet e shiut nuk kanë krijuar problematika serioze në vend. Niveli i ujit në rezervuare është në kuota normale. Gjatë natës rreth orës 01.30 ka pasur një bllokim të segmentit rrugor në vendin e quajtur Gryka e Këlcyrës. Me ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës gjendja u normalizua.

Furnizimi me energji elektrike ka patur probleme. Mësohet se është ndërprerë energjia përkohësisht në rastet kur reshjet janë shoqëruar me stuhi. Fshatrat Malëshovë, Limar, Leskaj të njësisë administrative Këlcyrë ku ka patur ndërprerje të energjisë për shkak të difekteve në linjën Këlcyrë-Malëshovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *