• |
ide | kryesore

Skandal pas skandali/ Si i është qepur Monika Kryemadhi grabitësve me inceneratorët

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Monika Kryemadhi ka dhënë një shembull, se si duhet të sillet një politikan që do ti shkojë deri në fund zbulimit të një skandali. Provat me zë dhe figurë që solli ajo para publikut për mënyrën se si vidhet pothuajse gjysma e shumës prej 29 euro për çdo ton mbetje të depozituar në Sharrë, në çdo vend normal do kishte shpënë një mori zyrtarësh pas hekurave.

Përmes gjurmimit filmik prej 182 ditësh me dron, duke ndjekur itenerarin e një qeseje fosforeshente të vendosur në një kazan plehrash nga vetë Kryemadhi, publiku mësoi qartë se në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces, qoftë ndarja e plehrave në burim apo qoftë seleksionimi i tyre për riciklim. Aty kryhet vetëm procesi i peshimit dhe groposjes së mbetjeve. Për të njëjtin proces, Bashkia e Shkodrës e paguan landfillin e Bushatit vetëm 1600 lekë për ton. Pra nuk duhet shumë aftësi matematikore për të arritur në përfundimin, se me plehrat që mbledh bashkia Tiranë, vidhen 15 euro për çdo ton. Pra me një llogari të përafërt gati gjysma e 50 milionë eurove që buxheti i shtetit i ka paguar deri më tani bosëve në arrati të inceneratorëve.

Lexo me tej:

Afera e djegësave/ Kryemadhi nxjerr zbuluar Ramën, si po vidhen 15 euro për ton 

Duke nxjerrë këtë skandal me prova dhe filmime, deputetja e PL e ka mbështetur idenë e saj se këtu kemi të bëjmë me një mashtrim të organizuar, duke demostruar edhe sinkronet e Ramës dhe Veliajt që gënjejnë para komisionit hetimor duke thënë se 29 eurot paguhen për tre proceset, ndarje në burim, seleksion për riciklim dhe më pas groposje. “Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë para drejtësisë”, tha Kryemadhi.

Por ky nuk është denoncimi i vetëm i këtij skandali. Që prej kohës kur ishte kryetare e LSI, Kryemadhi i qe qepur me bukë në trastë bosëve të inceneratorëve dhe shtetarëve që firmosnin për ta, në këmbim të favoreve. Që para zgjedhjeve ajo zbuloi mënyrën se si i ishin kaluar paratë, afro 3 milionë euro, Lefter Kokës përmes kompanive fiktive dhe se si kompesohej ish deputeti Alqi Bllako duke i paguar të atin pensionist me 10 milionë lekë në muaj. Të dy deputetët përfunduan në qeli pas zbulimit të këtyre fakteve.

Lefter Koka në pranga për aferën e inceneratorëve/ Janë disa të arrestuar!

Por nëse deri këtu gjithçka mund të konsiderohej si një hakmarrje vëllavrasëse mes vëllezërve armiq të LSI, Kryemadhi nuk u ndal me kaq. Targeti i saj i radhës u bë ministrja aktuale e Bujqësisë, që në kohën kur ishte drejtoreshë e AZHBR, i kishte qerasur me një serë të financuar me fondet e BE bosët e inceneratorëve.

Dhe një ministre në aferën e inceneratorëve/ Ku i çoi Frida Krifca fondet e BE

Natyrisht një tabelë e përhershme qitjeje ka qenë edhe Erion Veliaj dhe firma e tij e paligjshme, duke tejkaluar kompetencat e Këshillit bashkiak, për të dhënë pëlqimin për ngritjen e inceneratorit të Tiranës. 

Inceneratori i Tiranës/ Dokumenti me firmë që akuzon Veliajn

Ndërsa verën që shkoi, sërisht Monika Kryemadhi u bë epiqendra e një denoncimi që shokoi opinionin publik duke zbuluar barinj, emigrantë në Greqi dhe pensionistë në azile pleqsh, që figuronin si milionerë, pasi u ishte vjedhur identiteti për t’ua përdorur për krijimin e kompanive fiktive që gjoja kryenin punime që justifikonin paratë që buxheti i shtetit derdhte në arkat e bosëve të djegësave.

Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës

Kështu ka ndodhur edhe me denoncimin e fundit, kur një dron ka filmuar nga korriku në janar gjithë trajektoren që kryejnë plehrat e Tiranës, në një skemë ku qytetarët paguajnë 29 euro për ton për ndarjen e mbetjeve, veçimin e atyre që janë për riciklim e më pas për kapsulimin, por ku realissht bëhet vetëm procesi i fundit, duke çuar në drejtim të paditur gjysmën e parave të dala nga buxheti.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Monika ben shum mir me keto denoncimet po problemi eshte se ketu hajdutet po denoncojn njeri tjetrin. Ja nxorren bojen njeri tjetrit. Hengshi kokat e njeri tjetrit ishalla e te shpetojn shqiptaret nga keto mutra politikan te tranzicionit, qe cdo dit thyejn rekorde vjedhjesh ne kurriz te shqiptareve.

  2. Monika Kryemadhi dhe Abi Malltezi donin ta merrnin kete biznes, pra biznesin e plehrave, per vete.

    Prandaj i jane qepur.

    Nuk e kane parimore. E kane me shume Pronerore.

    1. Ti Jorgo mos na caj shume karin duke sulmu Berishen,ajo Argita kurve eshte po me kurve ke Ramen qe ka vjedh me ate Taulant robqirin.
      Ata jetojne ne luks ti vjen komenton ketu.
      Ja keshtu!

      1. Argita nuk eshte kurve. Argita eshte nena e disa femijeve te mrekullueshem.

        Turp ty! Qe je nje rrugac.

    2. Bravo Monika ndonese jam i befasuar nga investigimi yt, i cili eshte mjaft profesional
      Keto duhet te bente Spaku i dreqit qysh perpara dy vjetesh por qe nuk i ben edhe sot
      Une jam nga ata qe paguaj 29 euro per ton ndonese paguaj edhe taksen e bashkise per te hequr plehrat por qe vjen Saubacher mi heq me pagese
      Kjo eshte 400 euro ne muaj pra gati 4.800 euro ne vit vetem nga nje biznes
      Kjo eshte per te uleritur
      Vetem per ti groposur
      Ku jeni ju ambasadore te dreqit e leshit, kjo eshte drejtesia qe mbeshtesni?
      Ky eshte turpi juaj bashke me KM e bashkine hajdute te Tirones

  3. He ta qifsha faren,do prape vote e leke ti moj kurve,po karin ne goje do te ta jap.
    Po ai Lefter Koka i kujt ishte,sishte i joti?
    Ta qifsha Partine e Lirise,Ilirin dhe gjithe sojin e Berishes dhe Rames te gjithe bashke,
    Ju e groposet kete vend,nga mua karin sade do merni

    1. Per Artanin por jo vetem.Per qindramije qe mendojne si ai.Merni fryme thelle pe nje Moment,qetesohuni e mendoni pa urrejtje e me llogjiken e thjeshte,cfare do te benit ju neqoftese do kishit bere mekate ( vjedhje,vrasje etj) ne te kaluaren ,a do denonconit te tjeret qe shume lehte do tju nxirnin te palarat tuaja apo do mbyllnit gojen ?E kjo sidomos te denoncosh pushtetin (Rama &Veliaj) qe kane ne dore policine shikun ,prokurorite ,gjykatat,Spakun e ambasadat.Duhet guxim i madh ta besh e ne vend se te perkrahen nga populli qe vuan,ata anatemohen me gjuhe rrugacesh. Me vjen keq per ate qe po ndodh ne vendin tim,per popullin e varfer (670 pensionista me $100 ne muaj + ata me ndihme sociale + studentet + ata qe punojne me rrogat $300-400 ne muaj) .Dhe nese beni matematiken ( me calkulator qe mos lodheni) del se gjysma e miletit mezi shtyn muajin me minimumun cfare i duhet nje njeriu mos vdese,se per te tjera ( te dalin per ndonje darke jashte apo per pushime me familjen ) as qe u shkon ndermend.Shoh se shumica e votuesvet ne Shqiperi votojne jo per interesin e tyre por se si kane qene ndare palet ne luften e II boterore,ishte gjyshi me PK apo me Ballin kombetar.Stop! Largojuni kurtheve te politikes! Votoni per vehten tuaj,per femijet tuaj qe te mos ikin nga syte kembet.Kemi nje vend te bekuar por menaxhere te keq (hajdute e kriminele). E nese Monika Saliu Meta a kushdo qofte zbulon aferat e kesaj qeverie bravo i qofte,fitimi eshte i yni se te tjeret do ti a zbulojne hajdutlleqet ketyre nese kane bere.Eshte kaq e thjeshte.

      1. twin, ndaji ne paragrafe mendimet.

        Se delet qe ti kerkon t’iu flasesh as nuk do lodhen te te lexojne. 🙂

        Por nga ana tjeter, duhet te pyesesh veten: perse kerkon t’iu flasesh ketyre?!

        A mos ndoshta thjesht po kerkon t’i flasesh vetes?!

  4. Aq e ka djallosur keta, sa vete po reabilitojne Meten e Moniken. Nuk u ka ngel me fytyre te bejne moral per vjedhje e padrejtesi. Kane vrare shpresat e nje populli te tere. E lehin e degjojne veten se nuk u beson me kush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *