• |
ide | kryesore

Dhe një ministre në aferën e inceneratorëve/ Ku i çoi Frida Krifca fondet e BE

Arkiva, Kryesore



Në aferën gjigande, afro 430 milionë euroshe të inceneratorit të Tiranës, dokumentat që kanë dalë sot janë një vrimë në ujë. Por ato vlejnë për të treguar se si në bashkëpunim me çdo organizëm shtetëror, pronarët e inceneratorëve, që sot janë në kërkim, nuk kanë lënë fond publik pa rrëmbyer. Megjithëse ata vazhdojnë të paguhen ende nga buxheti i shtetit ndonëse kanë marrë arratinë, ata janë “pasuruar” edhe nga grantet që Bashkimi Europian i ka dhënë qeverisë shqiptare për të ndihmuar fermerët.

Në krahasim me milionat që janë rrëmbyer shifra nuk duket e madhe, thjeshtë 310 mijë euro, por ajo është simbolike për të treguar se ka pasur një plan të detajuar për të mos lënë asnjë thërrime të bjerë për tokë. Partia e Lirisë ka denoncuar prej ditësh me dokumenta atë që ka ndodhur: pra se si, në truallin e inceneratorit të Tiranës është ngritur edhe një serë për prodhime buqësore, e cila është financuar me fondet që BE ka dhënë për bujqit shqiptarë. E gjitha ka ndodhur kur drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ishte ministrja e tanishme e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila për punën e mirë që bëri në agjensi u ngrit në detyrë.

Sera tek inceneratori i Tiranes e ndertuar me 310 mije euro nga fondet e AZHBR

Po çfarë ka ndodhur? Si gjithmonë, duke përdorur emra fasadë, bosët e inceneratorëve kanë shndërruar në bujk një nga punonjësit e tyre. Atij i kanë “shitur” me letra 8500 ha tokë nga trualli që incenetarori kishte marrë me koncesion. Menjëherë ky person, që në dokumentat e bërë publike nga Partia e Lirisë i është fshirë identiteti i plotë, por paraqitet me inicialet E.B., merr si firmë konsulence një tjetër kompani të krijuar nga pronarja tjetër e inceneratorit, Stela Gugallja, dhe me anë të saj aplikon për fonde të AZHBR. Që E.B. është një emër sa për të kryer marrjen e parave kjo vërtetohet nga dokumentat, pasi ai herë figuron si punëtor, herë si bujk i pavarur dhe herë si administrator i Incenetarorit të Tiranës.

Pra emrin ia përdorin aty ku duan bosët. Natyrisht kërkesa e tij, miratohet menjëherë dhe nga fondet që BE i ka dhënë Shqipërisë përmes programit IPARD, 310 mijë euro kalojnë për ndërtimin e një sere nga kompania e inceneratorëve (shiko këtu të gjitha dokumentat).

Natyrisht është vështirë të besohet se gjithçka ka qenë frut i një procedure të pafajshme. Projekti grabitës i inceneratorëve ka dëshmuar se ka qenë në gjendje të ndryshojë strategjinë kombëtare për pastrimin e mbetjeve, ka dëshmuar se ka fuqinë të nxjerrë dhjetë akte qeveritare brenda një dite, ka dëshmuar se ka forcën për t’u paguar nga qeveria edhe kur nuk ka vënë akoma asnjë tullë, kështu që është naive të mendosh se edhe në rastin e serës, AZHBR e drejtuar nga ministrja e sotme Krifca ka kryer një procedurë normale për serat e bujkut E.B.

Ato i janë dhënë nën presion Zotos, Mërtirit dhe Gugalljes. Dhe për ta vërtetuar këtë nuk mjafton vetëm kjo hipotezë, por edhe sjellja e çuditshme e pasardhëses së Krifcës në AZHBR. E pyetur në një emision televiziv në ABC, nëse ka përfituar inceneratori gjatë kohës së Krifcës nga fondet e agjensisë së saj, ajo është përgjigjur me një “Jo” të zbehtë të shqiptuar pa pikë besimi (video poshte).

©Lapsi.al  

 



32 Comments

    1. Sot provimi nese SPAK kalon apo jo klasen jane inerciatoret nese i shkon deri ne fund kesaj vjedhje i bie qe ky vend do behet nje dite nese jo i bie qe ky vend nuk ka per bere asnjere dihet qe sot eshte ne nje presion nga te gjitha anet ne kete vend te mbytur nga vjedhja dhe korrupsioni i 32 viteve .

      1. Per aq kohe sa qeverisin neoliberalet e sorres ne shba dhe be mafja do kete shtetin e vet ne shqiperi. Qellimi eshte largo sa me shume te rinje nga vendi qe mos kete rrezistence qytetare. Spak e sitemi gjyqesor drejtohet nga mafja dhe eshte e kote te presesh drejtesi prej tyre.

  1. “Zyrtarët e Zimbabves më me integritet se palaçot tanë”/ Inceneratorët, “shpërthen” gazetari Klodian Tomorri

    Korrupsioni me inceneratorët është prodhuar nga politika përballë së cilës ligji nuk vepron, por janë interesat ato që veprojnë.
    Gazetari Klodian Tomorri, ka rrëfyer një episod po mbi inceneratorët, por në Zimbabve, ku besojnë te gjykata dhe jo te presioni i politikës.
    “Dje Këshilli Bashkiak i Hararës në Zimbabve anulloi koncesionin e inceneratorit me kompaninë Geogenix.
    Megjithë presionin e Qeverisë dhe Presidentit, anëtarët e Këshillit votuan unanimisht për anulimin e kontratës.
    Sapo mbaroi votimi, kryetari i bashkisë i tha ministrit që bënte presion: ‘po nuk je i kënaqur shko në gjykatë'”, rrëfen Tomorri.
    Por e kundërta sipas tij ka në Tiranë, ku kryetari i bashkisë i pagoi 2 milionë dollarë koncesionarit të inceneratorit vetëm në muajin qershor.
    “Por jo vetëm kaq. Këtu qeveritarët po bëjnë garë kush t’i paguajë më shumë para koncesionit të inceneratorit. Jep Lali, jep Belinda, jep Frida për sera dhe kantina vere, jep ajo e Durrësit.
    Ne Zimbabve nuk është provuar që marrëveshja e koncesionit ishte korruptive, por pavarësisht kësaj bashkia e anuloi. Në Shqiperi ka persona të arrestuar ose në kërkim dhe është e provuar se personat e lidhur me kompaninë koncesionare kanë dhënë ryshfete të mëdha dhe kanë bërë evazion galopant. Por, pavarësisht kësaj, Bashkia dhe Qeveria pompojnë miliona euro çdo muaj drejt kompanisë.
    Ne klasifikimin e përvitshëm të Transparency, Zimbabvja renditet në vendin e 157 në botë për kontrollin e korrupsionit. Në të njëjtin raport Shqipëria renditet e 110-a. Zotërinj dhe zonja të nderuar të Transparency, rishikoni renditjen se i keni hyrë në hak Zimbabves. Shumë madje.
    Në gjithë këtë gropë të madhe septike, që po qelb gjithë Ballkanin, drejtuesi i SPAK del e deklaron se çështja e inceneratorëve është komplekse. Përfundimi? Nje zimbabvez është shumë më i mbrojtur nga korrupsioni se një shqiptar. Zyrtarët e shtetit të Zimbabves kanë shumë herë më tepër integritet se palaçot tanë. E kuptoni ku jetojme?”, përfundon rrëfimin gazetari.

  2. Pyesja veten pse e bene ministre kete copen e mishit me dy sy qe edhe per te lexuar nuk dine te lexoje e jo me te drejtoje nje nga instucionet me te rendesishme siç eshte ministria e bujqesise . Kjo qenka robot , firmosa gjithçka i vene para dhe bene çfare i thone . Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu …………….. po pse me hajdut e injorant do ta beni shtetin ju o pushta mavi ? Ku je palloooooooosh ? Ku je o kurve ?
    Nese nuk i shkohet deri ne fund inceneratoreve athere SPAK duhet te shkrihet , dhe rtvolucioni eshte mese i domosdoshem .

  3. Inceneratoret , kjo megaafere korruptive ku na tregon se pothuajse te gjitha institucionet e shtetit dhe e gjithe elita mavi i ka bere duart “pis” dhe qe u nis enkas nga i gjati ine dhe “ezmeri” i gjirokastres per te bere duart “pis” , duhet te sherbeje si “point break” i politikes se zullumit , e politikes mafioze dhe njekohesisht ti jap fund berjes se mafies nga vete shteti . Inceneratoret , duhet te jene shkaku i nje katarsisi te thelle per politiken dhe politikanet qe shtetin e shohin si mjet per tu pasuruar vete dhe jo si nje mjet per prosperitetin e Shqiperise dhe Shqiptareve .
    Inceneratoret , duhet te sherbejne per rikthimin e menjehershem te ndeshkueshmerise se rrepte ndaj politikaneve abuzues deri ne majat me te larta te saj dhe njekohesisht te sherbeje si nje mesim dhe vetndergjegjesim per Shqiptaret .
    Inceneratoret , duhet te sherbejne per krijimin e Republikes se Re , ku politikani te jete sherbetor i popullit dhe jo grabitesi dhe tirani i tij .
    Eshte koha per ndryshime , eshte koha per revolucion gjithperfshires !

  4. Ka vajt aq thelle skandali i inceneratoreve saqe me tere mend duhet nje revolucion . Çdo dite e me shume dalin fakte te reja , çdo dite e me shume dalin te tjere hajdut . Spaska ngel kurve e politikes , ministri e bashki pa u perlyer .
    Jo revolucion por REVOLUCION mbarepopullor , I duhet thene STOP politikes se hajnise .

  5. Rilindja erdhi si bande plackitese dhe vazhdon si bande. Per cudi e majta shqiptare shpiku ne vitet 2000 me NANON 10% nen dore dhe blerjen e posteve publike si drejtore dhe deputete. E djathta nuk i luftoi seriozisht keto por i ruajti ne te njejtin nivel 10% te tenderit. Pas 2013 Rivdekja e riti kete nga 10% ne 25-35% duke vjedhur cdo vit 1/3 e buxhetit te shtetit.Eshte kjo aresyeja qe politikanet tane te korruptuar nuk e lene pushtetin t”ju ike nga dora ,pasi vetem nepermjet tij vjedhin dhe nuk lejojne “drejtesine e pavarur” t’i ndeshkoje per krimet monstruoze. Me keto megaafera do binin qeverita dhe ne vendet afrikane por sic duket ne jemi populli me DELE ne bote.

    1. Ne rastin me te mire pagesa nen dore eshte 30% dhe nen kete shifer nuk i afrohesh asnje tenderi dhe kjo shifer eshte vetem per “miqte” apo te njohur .
      Normalisht dhe rregullisht marrin 50% te shumes se tenderimit dhe me raste arrin deri ne 90 apo 100% . Ju betohen ne Zot per keto qe theme .

  6. Aq shume i ka fut duart palloshi dhe politika tek inceneratoret saqe edhe pas shume skandaleve e denoncimeve qe dalin cdo dite , vazhdojne e marrin pare nga shteti . Ku ju con mushka o shtet putanash?

  7. A ka supervizore BE per te pare se ku shkojne fondet qe i jepen Shqiperise, apo eshte ajo moto e vjeter “ha dhe hesht”.

    Po perfaqusuesi i BE ne Tirane, Soreca, a kishte dijeni per tjetersimet e fondeve te BE nga qeveria?

    1. Ata jane me hajdut se ne dhe jane profesoret e hajnise . Diferenca midis tyre dhe ketyre taneve eshte se ata nuk e kalojne kurre 10% e shumes . ndersa keta tanet ofendohen nese u thua 20% .

  8. SKANDALI/ Si e financonte LSI-në vëllai i Monika Kryemadhit përmes parave që merrte nga kompania e kolaudimit SGS me bekimin e Ilir Metës

    1. hahahahahhahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
      O leshko i partise , po te vjedhin mare e prape o kari i partise .
      Te qifsha ty , partine tende , çdo parti dhe çdo idiot partie

  9. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit thotë:

    Mos flisni budalliqe. Serra qe do financohet nuk eshte serre klasike por hidroponike dhe vecoria e saj eshte kosto e larte e ndertimit por qe pasohet nga nje prodhim i rritur ( gjithmone nese punohet ). Gazetarja qe e ka bere kete hulumtim eshte nje cope mishi me dy sy dhe ben autogol nga pikpamja teknike. Kjo serre ja shton vlerat impiantit te plehrave dhe nuk eshte e kunderta. Vete inceneratori ka probleme shume te renda , qofte teknike qofte financiare, por serra eshte dicka qe shkon drejt perfektes dhe Krifca e ka per detyre te beje mbeshtetje te ketij kalibri.
    Nese e lini opoziten ne dore te Ornela Liperit vaj medet.

  10. Meta e ka akuzuar Berishën se ishte pikërisht ai që nxori Azemin në pritë.

    Ka dhe të tjerë në radhë të “sakrifikuar”, që nga ish kreu i SHIK Bashkim Gazidede, i cili mori me vete në varr të gjitha sekretet e Sigurimit të Shtetit dhe më vonë, pasi u shua nga një sëmundje e ngadaltë. Apo ish kreu i Kuvendit Pjetër Arbnori, ish kreu i grupit të PD Ali Spahia, ish ambasadori shqiptar në Malajzi Ferit Hoti, të cilët hynë për kontroll mjekësor në të njëjtin spital në Itali dhe dolën me arkivol, e deri tek Gramoz Pashko që u zhduk në det,shko pyet salih metaj per parate ti tregojne ata si shtohen

  11. natyrisht këtu nuk bëhet fjalë thjesht për rastin e Damir Fazliçit, që është dëshmia më e bujshme e trafikimit të vlerave monetare të krimit nëpërmjet qeverisë. Por edhe elementë të ushtrisë kriminale që quhen “çunat e Londrës”. Elementë që janë ushqyer nga ish-pjesëtarë të grupeve kriminale të priviligjuara, ish-punonjës të aparateve policore e të shërbimit sekret, e deri te “militantë skiftera”

    1. Për të çuar deri në fund mallkimin që ka prekur opozitën nga cinizmi i Sali Berishës për ta keqpërdorur atë për hallet e tij, ata që drejtuan sot opozitën janë gjithë figurat qesharake të shoqërisë civile të Berishës, d.m.th. militantët më qesharakë, dhe më të papranueshëm në opinionin publik.

  12. Pse beni humor te zi dhe sarkazim se ku i coi fondet e BE-se kjo ANONIMATIA-ANALFABETE, fare thjeshte, i VODHI, KAQ!

  13. Problemi eshte se kur do ta kuptojne shqiptaret se pse po varferohen cdo dite,pse nuk gjejne mbrojtje dhe drejtesi askund,pse po ikin nga syte kembet,pse,pse,pse.
    Kur ta gjejne pergjigjen,do e kuptojne qe shkaku eshte vjedhja pas se ciles qendron vete shteti,dhe prandaj skane shprese as per mbrojtje,as per drejtesi,rezultati kush mundet do ike,te tjeret do skllaverohen akoma me me shume.
    Dihet qe llumi pergjithesisht qendron ne fund te cdo liquidi,por çuditerisht,tek ne jane thyer edhe ligjet e natyres,llumi mbreteron ne siperfaqe dhe merr ne qafe nje popull te tere,derisa te zgjohet.
    E vetmja zgjidhje eshte hapja e syve:
    Zgjohu o popull,nese do te egzistosh!

    1. Kjo gjë u mor vesh që kur ju tha fermerëve mbillni grurë në prill
      Epo thane njerëzit kjo qenka fyçke
      Por jo kjo paska qenë p.e dhise se kuqe
      Paska perrla fondet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *