• |
ide | kryesore

Denoncimi i Nar Kokës/ Çfarë i premtoi Rama tim vëllai në emër të SPAK

Arkiva, Kryesore, Lajme
nar koka rama



Kur ish ministri i mjedisit, Lefter Koka u arrestua për aferën e inceneratorëve, në dhjetor të vitit 2021, fiks tre muaj pasi kishte shpallur largimin nga politika dhe kishte dorëzuar mandatin e deputetit, shumëkush e pa me dyshim këtë ngjarje, si një pakt të shëmtuar mes drejtësisë së re dhe pushtetit të rilindjes. Por, kjo hipotezë është përforcuar së tepërmi pas dëshmisë tronditëse të vëllait të ish ministrit të burgosur për gazetarin Çim Peka.

Në një bisedë telefonike të regjistruar mes tyre, Leonard Koka pohon se Edi Rama ka negociuar personalisht, gjysëm me shantazh dhe gjysëm me premtime, që Koka të largohej për të mos njollosur PS-në. “Do të kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin. Po nuk e dorëzove, malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait, mos e dorëzo. Vëllai e dorëzoi”, tregon Koka për bisedën mes Lefterit dhe Edit.

Lexo me tej:

Afera e inceneratorëve, flet vëllai i Lefter Kokës: Përgjegjësit janë Rama dhe Veliaj (VIDEO)

Sado i dyshimtë të jetë ky pretendim i personazhit kontrovers, që u bë shkesi i koalicionit të ngjalave në Lalëz, mes Ramës dhe Metës, sado pabesueshmëri të ngjallë e shkuara e Nar Kokës, afërsia e tij me Ramën dhe fakti se Lefter Koka e dha papritmas dorëheqjen, ngjall pikpyetje të mëdha. 

Për ti përforcuar ato shërben kronologjia e ngjarjeve. Në prill 2021 Lefter Koka që kishte tradhëtuar LSI-në u zgjodh deputet i Durrësit në të njëjtën listë emërore me kryeministrin. Në këtë fushatë ai shpenzoi shumë nga pasuria e tij dhe nga lidhjet njerëzore që eksportoi nga partia e Metës drejt asaj të Ramës. Pra një njeri që bën gjithë këto sakrifica, nuk e ka as ndërmend të lërgohet nga politika me motivimin absurd që dha në shtator 2021: “…është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël”.  

Por këtë kapërcim befasues nga prilli në shtator do ta shpjegonte vendimi që nxori SPAK në dhjetor të po atij viti. Lefter Kokës iu vunë prangat me pretendimin se ka firmosur ngritjen e inceneratorëve të Elbasanit dhe atij Fierit (deri tani ka marrë mbi 8 vite dënim) duke përfituar një shumë prej mbi 3 milionë eurosh.

Historia/ Si e përdori Rama limonin e shtrydhur Lefter Koka

Kur sheh këto koincidenca pyetja e parë që të vjen ndër mend është: ku e dinte Edi Rama tre muaj para arrestimit se SPAK do të vepronte? A merr leje Prokuroria e Posaçme tek kryeministri që për këtë çështje normalisht duhet ta kishte objekt hetimi? Apo mos vallë diplomatët që kanë negociuar mes qeverisë dhe prokurorëve i kanë marrë leje Ramës për gurët e shahut që do ti hanë?

Cilado nga këto hipoteza të jetë e vërtetë ajo tregon se kemi të bëjmë me një drejtësi me regji ku procesi kontrollohet nga pushteti politik. Fakt interesant në deponimin e Nar Kokës është edhe përmendja e shpalljes Non Grata në bisedën mes të vëllait dhe kryeministrit ku ky i fundit pretendohet se ka dhënë garanci se nëse Lefter Koka bindej amerikanët nuk do ta ndëshkonin: “Nuk do të shpallin non grata…”. Kjo përkon me një lajm, pa burim të konfirmuar, që doli fiks pas kësaj bisede në disa media, aty pretendohej se Lefter Koka ishte në listën e zezë të SHBA-së.  Dukej sikur njoftimi qe prodhuar për të bindur viktimiën se padroni i tij po e ndihmonte me aq sa mundej. 

Lefteri, “koka e turkut” që mbulon vjedhjen e madhe

Nga kjo ngjarje kanë kaluar fiks dy vjet dhe Lefter Koka që është dënuar me 2 vjet e 8 muaj për Elbasanin dhe 5 vjet e 8 muaj për inceneratorin e Fierit. Malorja për të nuk po rrezulton edhe aq e lehtë. Tani që e ka hequr qafe, Edi Rama e përshkruan në publik si dikë që ka ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës së tij, duke pranuar se ai ka vjedhur pa bekimin e shefit. mesazhi për prokurorët është se kryeministri e ka lëshuar ish vartësin. Dhe prandaj një javë më parë SPAK shpalli një arrest të ri për Lefter Kokën, këtë radhë për inceneratorin inekzistent të Tiranës, që do të thotë vite të tjera burg për ish ministrin. Fiks pas kësaj goditje të re Leonard Koka ka vendosur të flasë për Çim Pekën duke pohuar se mes të vëllait dhe Ramës kishte një pakt.

Andi Bushati: Shko në Spak t’i vësh kapak 

Por në këtë rrëfim e rëndësishme nuk është prishja e pazareve mes dy prej anëtarëve të bandës, që ideoi aferën qindramilionëshe të inceneratorëve. Ajo përbën një larje hesapesh mes tyre. Rëndësia e bisedës së regjistruar të njërit prej vëllezërve Koka është se ajo dëshmon për drejtësinë me regji nga lart që aplikon SPAK. Ajo është prova e prekshme se Rama e dinte sëpaku që para tre muaj se çfatë do të ndodhte me ish ministrin e tij. Prandaj ai i kërkoi dorëheqjen për të njollosur sa më pak të qe e munduar atë vetë dhe qeverinë e djegsave.

©Lapsi.al



28 Comments

  1. Bushati je analisti me i mire qe ka Shqiperia. Me behet qejfi qe sje bere si keta vemjet e tjera qe per nje cop buke shkerdhehen familjarisht. Mbahu fort se do vij dita qe te gjithe te japin llogari perpara sovarnit ( popullit ).

    1. Nari, katnari si hajdari.
      Nari akuzon Edi Ramën se i futi në burg vëllanë.
      Ndërsa Teri, po dje tha – Burgun e kam nga Sali Berisha.
      Kështuqë ky analisti Bushati, jep gjithmonë gjysmën e lajmit.
      Jep lajme vetëm për ata që nuk lexojnë portal tjetër, përveç Lapsit.
      Pra Bushati, ky analisti që ka Shqipëria, jep opinione dhe lajme për të torolepsur idjotët e Lapsit.
      O Bushat, jepe dhe çfarë tha dje Lefter Koka dhe debatin që ai po bën me Sali Berishën.
      Sepse, do kërkojnë idjotët të lexojnë dhe portale të tjera, për të mësuar si është e vërteta.

  2. Bushat per her te par po te them we ke ber nje analiz te mir. Jan te rralla keto. Shumicat I ke me porosi. Ca do besh dhe ti , do hash buk. Nga Ana tjeter ki parasysh qe nje kryeminister di gjithmon te gjitha, mjafton qe ka SHISH ne dispozicion

  3. Lefteri nderkohe thote qe burgun e ka nga Saliu dhe particka e Ilirit! Ende nuk e kupton qe Rama do e kalbe ne burg.. Bravo i vellai, me i zgjuar dhe duhet t’ia hapi syte se s’ben e te flase para se te marri denim te ri per inceneratorin e Tiranes! Rasti i Lefterit te sherbeje si shembull per gomeret e PS qe besojne se Rama do i mbroje!

  4. Lefteri mund te kete ngrene dardha, kumbulla, molle apo fiq pas shpines se Rames, ama prodhimin e rrushit e pinte sebashku me Ramen. Por jo vetem kaq, nen avujt e prodhimit te rrushit, ftonte me video edhe Nasipin ne PS.

  5. Gazetari pranë Berishës: Dështim nëse ish-kryeministri vendos Argitën në krye të PD,Bledar Koka,bushat e vertetove qe ishte pjese e bisedes qe Qimi ka bere me kete Nari i ilirit,na shpjego pse ky Nari nuk foli live te Qim peka kur ky i fundit kishte bere dhe reklame per kete interviste eksluzive te Qimi i shkelzenit,te pelqen bushat te notosh neper kenetat,sot ne keneten e durresit.dhe shpellkaret ketu te lavderuan per kete persiatje neper keneta.

  6. PARTIA IME

    Forca jonë qendron ne unitetin Parti-popull.

    Ate qe dot s’ma jepte kush,
    Partia ime, ti ma dhe,
    nj’armate shokesh sup më sup,
    më madheshtoren përmbi dhe.

    Me mijëra zemra që jane lidhur
    si enë komunilcuese varg;
    në dejt e mi me ane të tyre
    seç mjedh ky giaku yt i madh…

    Me sistem zemrash lidhur bashke,
    qe ti, Partia jone, na dhe,
    m’i thjeshti komunist në radhe
    ngrihet mbi gindra Promete.

    Se s’ke më mrekulli të madhe
    që në komunë kështu të jesh,
    qe ne trup tend gezim e halle
    te mijera shokeve te kesh.

    Te ngjitet nga punetori i vjeter
    te bumri i shtetit nje merak,
    ose te zbrese nga burri i shtetit
    qederi i madh te bujku plak.

    Dhe mua gjumi mos më marre
    për faren gë në fushë s’mbin,
    per librin tim te keg fshatari
    te kthehet njëzet here ne brinje.

  7. ISMAIL KADARE

    PARTIA IME
    Forca jonë qendron ne unitetin Parti-popull.

    Ate qe dot s’ma jepte kush,
    Partia ime, ti ma dhe,
    nj’armate shokesh sup më sup,
    më madheshtoren përmbi dhe.

    Me mijëra zemra që jane lidhur
    si enë komunikuese varg;
    në dejt e mi me ane të tyre
    seç rrjedh ky gjaku yt i madh…

    Me sistem zemrash lidhur bashke,
    qe ti, Partia jone, na dhe,
    m’i thjeshti komunist në radhe
    ngrihet mbi qindra Promete.

    Se s’ke më mrekulli të madhe
    që në komunë kështu të jesh,
    qe ne trup tend gezim e halle
    te mijera shokeve te kesh.

    Te ngjitet nga punetori i vjeter
    te burri i shtetit nje merak,
    ose te zbrese nga burri i shtetit
    qederi i madh te bujku plak.

    Dhe mua gjumi mos më marre
    për faren që në fushë s’mbin,
    per librin tim te keq fshatari
    te kthehet njëzet here ne brinje.

    Post scriptum: Meqënëse e kishte edhe merak njëfarë Edison Ypi që i kishte ngecur Kadareja në fyt. S’e kuptoj për çfarë i japin hapsirë këtij Ypit me budallëqet që shkruan te Panorama!

  8. Një pasdite me shokun Enver Hoxha.

    Tani që udheheqesi yne nuk ështe midis nesh, kujtimet për të marrin një permase e vlere te veçante. Ato janë pjesë e vepres së tij monumentale, por nje pjesë sui generis, qe nuk perfshihet ne librat, fjalimet, ditaret, porositë e letrat e tij, por është e shpërndarë ne qindra ne mijera njerëz. E megjithëse e tille, kjo pjesë e veprës, keto kujtime që ai ka lënë, biseda, fjalë, gjeste, pamje, gjendje shpirterore, jane një pasuri e tërë që ndihmojne për të plotesuar e ndriçuar anë te tera te personalitetit te tij si udheheqes, burre shteti, mendimtar marksist, filozof, shkrimtar dhe njeri.
    Kujtimet per të nuk kanë nevojë për zbukurime, ato kane nevojë për saktësi …….

    Post scriptum: I jepet Nobeli Kadaresë, këtij shkrimtari servil i Enverit dhe diktaturës komuniste? Më mirë t’i japin çmim Nobel Edison Ypit për budallëqet që shkruan!

  9. Po deshët më poezi nga Kadareja , poezi mbi komunizmin, Stalinin etj, s’keni parë gjë akoma. Ka më. Ore e keni dëgjuar ndonjëherë Kadarenë të flasë për gjëndjen e vështirë të Shqipërisë këto 33 vite demokraturë? Ai rrinte sodiste Parisin i shkreti, e i “qante shpirti” në heshtje për mëmëdhenë. Por asnjë gjysëm llafi nuk tha, asnjë poezi (apo roman) për diktatorucët e këtyre 33 viteve që katandisën Shqipërinë mysybet me hajdutllëqet e tyre. Ku ishte ky trim, ky shkrimtar i madh që guxonte dikur shkruante “Pallatin e Ëndrrave” në diktaturë, kurse në demokraci heshti si frikacak apo si një i shitur? Kur poetët në diktaturë vriteshin apo vareshin, Kadareja mendonte për vlerat e shokut Enver dhe partisë, prandaj nuk e gjeti gjë.

    1. ISMAIL KADARE

      STALIN

      Ja: buze lumit ra e qete nata,
      u ndezen yjet, fryri fllad’ i lehtë.
      Ne nje lendine ku pushoi brigada
      nje partizan mbi shkemb me bajonete
      skaliti atje emerin -Stalin.

      Kaluan vjete lufte… dhe nje ditë,
      kur frynte er’e paster ne liri:
      Í biri ti me sytë gjithë dritë,
      duke shtrenguar plot me dashuri
      kalemin; shkruan emerin -Stalin.

      Boba dhe bir.. .Te dy ata një emer
      skalitën për gjith jetë mu në zémer.

      ————————-

      MOS I FSHIH LOTËT, SHOK!..

      E heshtur qendron turm’ e mvrëjtur
      Dhe tingujt thellimi zvarris;
      Than lotët në sytë e enjtur
      E floket ay shpupuris.
      Ngadalë nje ze të tronditur
      Në gji er’ e ngrire e merr,
      Dhe tinguj muzike te mbytur
      Përhapen përzishem n’eter.

      “Të gjithve. . të gjithve.. .”prej dhëmbjes
      U duk sikur pika na ra;
      “.. Më nënd’e pesdhjetë te mbrëmjes,
      Prej nesh shoku Stalin u nda…”

      Kush valle, kush vall’e besonte ?
      Oh, lajmin dot mendja s’e nxë!
      A-eshte e mundur qe sonde
      Ne gjoks zemr’e tij nuk rreh më ?

      O shok, ti ne syt’ e trishtuar
      Nje lot qe po rrjeth mos mbulo!
      Pasqyrën e dhëmbjes kulluar
      Ne shohim të qarte ne to!

      1. Por Bedri Islami thotë se në 1990 ata që u çuan në protesta kishin lider Kadarenë: Lideri i tyre i pa shpallur ishte Ismail Kadare, si figura përcaktuese e Shqipërisë për një vend në kontinentin e vjetër; ishte perceptimi i tij real për vendin e shqiptarëve si identitet evropian.

        Ndërkohë Kadareja që thurrte vargje për partinë, Enverin dhe Stalinin, iku në Paris, (se e donte shumë Shqipërinë), dhe u kthye në Shqipëri kur në pushtet ishte Rama, djali i Kristaqit të partisë, që dikur firmoste varjen e atij poetit.

        1. ISMAIL KADARE

          Stalini, shok, sytë i mbylli
          Por zemra e tij eshtë me ne.
          Esht’ mendja dhe ndjenja dhe ylli
          I yne ne shekuj mbi dhe !

          LAMTUMIRA E FUNDIT

          Kurora dhe kurora pa mbarim,
          Kurora gjithe lule gjithe yje;
          Dhe sytë të perlotur me trishtim,
          Dhe pamj’ e rënde zije.

          O shokë, per te fundit here sot
          Babain pershendet turm’ e pasosur,
          Me dhembje te kulluar e me lot,
          Me zëmer të plagosur.

          Në giysëm shtize flamuret era tund,
          Gjëmime topash ndihen në hapsirë.
          I jep Stalinit turma e pafund
          Të fundit lamtumirë.

          Pra lamtumire mik’ i madh, baba!
          Çdo zemër sot i thotë: Lamtumirë!
          Sëbashku me Leninin krah për krahë,
          Ay ka për tu shtrirë.

          Dhe turma fryme s’mer sikur të donte;
          që frymn’e saj ta thith nje çast Ay.
          O, kush prej nesh, o shokë, s’ ënderronte,
          Stalinit t’i dhuronte frymn’e tij !

  10. Sa per informacion media qe publikoi lajmin se Koka do behej NoN-Gratta ne shtator te vitit 2021, eshte gazeta Tema e Mero Bazes ne nje interviste qe i behet Ylli Rakipit.

  11. Ish-deputeti: ‘Rithemelimi’ si strukturë ushtarake, Berisha luan rolin e viktimës si i burgosur politik,por shpellkaret e cecenet e tij qe e mbeshteten keto dy vite nuk e rruajn se cfare po i ndodh liderit serb salih berisha,te gjithe e kane lene rrugeve te tirones si Gezim Kulufi dikur,kete shpellkare nen ze thone qe shyqyr qe erdhi kjo dite qe salihu te shperblehet per ate qe mbolli per 30 vjet,tani ketij trimi serb i ka ngelur vetem te vrase veten kur del ne konferenc per shtyp live dhe pastaj bota do ta vlersoj.ndihmojeni plakun serb salih qe te shkoje ne parajse dhe argita mer partine e rithemelimit.

    1. E bukur kjo. Rama mohon Kosoven per Serbine dhe Vuciqin, nderkohe keta sufllaqexhinjte thone qe Berisha eshte serb. Dhe per cfare se? Per 5 euro ne dite. Te pakten te pgyheshin 29 euro sa nje ton plehra, por as aq nuk e kane vleren.

  12. Berisha në këto momente ka nevojë ose për njerëz që janë me të, ose për kundërshtarë si SPAK. Nuk ka nevojë për ndërmjetës që shfrytëzojnë vendimin e SPAK dhe i vënë kushte qeverisë për të shitur Berishën.

    Ndaj Bardhi e ka më lehtë të thotë ne do votojmë kundër Berishës, ose kundër SPAK, dhe të jetë i nderuar me Berishën. Kurse kjo që kërkon pazar nga Rama për të shitur Berishën, e armiqëson dhe me Berishën, dhe me parimet e një opozitari, që nga një anë kërkon të luftohet korrupsioni, dhe nga ana tjetër ka opsion mbrojtjen me votë të hajdutëve në shkëmbim të një pazari.Qimi i salihut interviston qimin e nardit dhe bushati qe ben nje shkrim,parase duhet ti besh yzmetin o bushat

  13. Teksa një pjesë e vogël e deputetëve të tij përplaseshin sot me punonjësit e gardës, Berisha u shfaq më i vetmuar se kurrë.

    Ai është duke kaluar “dimrin e vetmisë së madhe”, pushtetit nuk i duhet më, sepse dëmi që i shkaktoi opozitës është i parikuperueshëm për një kohë të gjatë, demokratët e kanë braktisur, sepse i tradhëtoi shpresat dhe besimin e tyre, shqiptarët janë të pandjeshëm ndaj tij

  14. Foltorja, Rithemelimi, Revolucioni, PD-ja, opozita, bota paralele që ju ka bërë të besoni, nuk ka ekzistuar kurrë. Ka qenë vetëm lufta për ta bërë ëndërr, këtë realitet që po ndodh sot: I vetëm dhe i kërrusur drejt verdiktit të Drejtësisë!

    Po shkoj puna deri te burgu, askush të mos ketë merak. Aty kanë Edi Ramën që krijon kushtet më të mira. Njësoj si për të vetët, edhe për opozitarët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *