• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, flet vëllai i Lefter Kokës: Përgjegjësit janë Rama dhe Veliaj (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar gjatë seancës së sotme se në burg ndodhet për shkak së ish-kryeministrit Sali Berishës. Por vëllai i tij Nard Koka ka deklaruar se mbrapa inceneratorëve është kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Gjatë një bisede telefonike me Çim Pekën, pasi ishte i ftuar në Syri Tv, Koka u shpreh se vëllai i tij, para se të dorëzonte Ministrinë ka firmosur një kontratë për inceneratorët, por më pas të gjitha gjërat janë bërë nga Veliaj dhe qeveria.

Biseda e plotë:

Çim Peka: Para se të dorëzonte mandatin e deputetit i ka dhënë garanci Rama që nuk ndodh gjë?

Nard Koka: Po, që fola me amerikanët, ti s’ke ‘non grata’. Do të kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin. Po nuk e dorëzove, malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait, mos e dorëzo. Vëllai e dorëzoi

Çim Peka: Kush ja shkruajti tekstin e dorëheqjes vëllait?

Nard Koka: Se mora vesh. Pas takimit me Ramën vetëm e pash në media që e kishte shkruar. Janë fjalët e Ramës që i kisha dëgjuar para dy muajsh.

Çim Peka: Pra ti po thua që Rama i dha garanci që kam fol me amerikanët, nuk ka non grata, nuk ka hetim, nuk ta bëjnë malore

Nard Koka: Nuk do të shpallin non grata, nëse ti nuk jep dorëheqjen do jetë malorja e rëndë, por në qoftëse e jep dorëheqjen malorja do jetë më e bute

Çim Peka: I premtoi që s’do ketë burg?

Nard Koka: Po i ka thënë që do jesh në arrest shtëpie

Çim Peka: Po Rama ka ndërhyrë realisht për ta liruar dhe thjesht s’ka pas mundësi apo e ka gënjyer?

Nard Koka: Thjesht e ka mashtruar sepse nuk ka pas gjë në dorë. Thjesht e ka mashtruar sepse i interesonte që vëllai im të ishte në burg që tu mbyllnin inceneratorët ishte skenar me regji e Ramës që të bënte këtë punë

Çim Peka: Po me kaq sa ke njohuri ti sepse ke një jetë që merresh me politikanë të lartë te inceneratoret kush ka më shumë faj, Teri, Veliaj, Rama apo Agaçi?

Nard Koka: Ju rren menja se ka ndonjëri tjetër përgjegjësi më shumë sesa Rama, ju mendoni se do të bëheshin inceneratoret pa Ramën? Mendoshit që u bëshin inceneratorët pa Veliajn?

Çim Peka: Një pyetje, Nard ti kur ke bërë muhabet me vëllain tënd a të ka shkuar mendja ta pyesësh ndonjëherë si ka mundësi që inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe aty jepen lekët, ti ke firmos?

Nard Koka: Vëllai im realisht me aq sa di unë 2-3 ditë para se të dorëzonte ministrinë ka firmosur një kontratë që ishte kontrata për inceneratorët më mbrapa të gjitha gjërat e financuara nuk janë bërë nga vëllai im janë bërë nga Erioni, është bërë nga qeveria, s’ka lidhje vëllai im

Çim Peka: Po Erioni me vëllain tënd, me Terin ka pas komunikim për inceneratorët ose a i ka dhënë ndonjë garanci që amerikanët nuk do e shpallin nuk do e bëjnë publike non gratën?

Nard Koka: Këtë nuk ta them dot 100% por çfarë kam dëgjuar nga vëllai kanë pas komunikim ditë dhe natë.

Çim Peka: Kanë pas komunikim?

Nard Koka: 100% nuk ta jap dot por çfarë kam dëgjuar nga vëllai po.



17 Comments

    1. Ça të shkoj apo ta heqin qafe keta, por dhe ne vajti ne spak nuk ndryshon gje. Spaku e di gjith te verteten de aty i kane letrat, por sja mban. Dihet se me regji te kujt funksionon spaku. Por qesharke eshte ajo që deklaroi fillimisht Lefteri, që burgun e kishte peshqesh nga shpifjet e Berishës.

      1. I gjati ca si puna e ketyre u jep pushtet ekzekutivi dhe pasi i perlyen mire neper afera miliardash nga taksat tona i zhvat dhe më pas i sakrifikon si qengja se na paskan ngren dardha mbrapa shpine. Krshtu kujton se del i lare nga gjithe keto histori, por dardha e ka bishtin mbrapa.

    2. Dava legenash..gjoja te fort e Dr, keta..nje M i madh..haruat video selfin Rama me Lefterin si gajaseshin me rakii. Yyyyt rac e keqe …

  1. e mori ne qaf vllai ky loqja. E groposi. Nqs ai nuk flet, ka nje arsye, doli ky pelivani. Ska budallenj qe te mendojn se Rama dhe Veliaj nuk kishin gisht ne kete pun.

    1. Jo mo kar jo, nari po i bën presion ramës, po i thotë boll e majte mren ose fola!

      E ma men tahirin? Pasi foli në publik , oooopa kuvendi nuk miratoi kerkesen e prokurorise,opaaa doli dhe nga burgu me gjithe cigaret e nardit

      Eshte mesazh, boll e le mren ,mos e zhyt mo terin tek djegesi i tiranës eshte mesazhi

  2. hahaha, te non-grata i rri pyetja Qim Pekes. Tjeter vend do me dal, do me tregu se non-gratat i ka ne dor Rama me Veliajn. Sa mjeran. Na u be Rama me Veliajn zyrtaret me te rendesishem te USA. Rama dhe Veliaj, sapo te gjendet ndonje interlokutor i besueshem per USA, do ken fundin e Saliut. Hajduta non-grata dhe keta. Dhe ateher do ket nje fije shprese prap, per shqiptaret e kam fjalen jo per Sali non-graten, ai iku dhe do marri zvarr (ishala) dhe dyshen Rama-Veliaj.

    1. Saliu e ka fajin si gjithmone.
      Tigrat vjedhin dhe zhduken ne drejtim te paditur ndersa pergjegjesia mbetet re Sali Berisha!?
      Ky popull eshte totalisht i rrotkarizuar.

  3. Nar Koka, kryekriminel me famë në katundin e Durrësit. I specializuar per tutor prostish dhe trafik me gomone te kokainës nga Durrësi…ehh…

  4. O i rond burgu. Per burrat vertete, por do b… Nje nga nje do zberthehen te gjithe, derisa te arrije te sulltani i surrelit. Sa te hapet loja

    1. Perfundimisht, banda Sorrosiane-DASH, mund te shkermoqet vetem nga sherri i brendshem kush do marre paret e kush do beje burgun.
      Opzita ska bythe ti rrezoje nga pushteti, bejne vetem komente si analiste, ose bejne zhurme kur ju djeg bytha e tyre si ne rastin e Maltezit.
      PS. Maltezit i tekonte prona si nip i Begejave, po bashkeshortes se Karlo Bolinos, Albes, motres se Jamarbrit, nuk i takonte gje?

  5. O ZOT ca perpunimi i bon i gjati ktyne kok-trashve….
    po i i rre menja kta sikur jan pjes te pushteti….
    o zot sa injorant ka, per tu ushqy kulcedrat

  6. Ndryshe nga Sali Berisha, Enver Hoxha nuk I futi fëmijët e tij në listën e pasardhësve të pushtetit. Nuk I kishte më budallenj se fëmijët e Saliut, por nuk e bëri. Në këtë pikë, ky po ja kalon, se atyre idiotëve në PD po u lë dhe pasardhësen që të mos kenë shpresa të ngrenë kokë.

    Tani të gjithë ata që sot mendojnë se 33 vite më parë rrëzuan Enver Hoxhën, duhet të shikojnë se Enver Hoxha I tyre, atë që ata vazhdojnë ti shkojnë pas, është më I paftë se Enver Hoxha I parë, më hajdut, dhe natyrisht më tribal.Qimi i serbit salih duke bere sikur bisedon me Qimin e metaj dhe ne fund qimi i metaj nuk pranon te jap interviste live te syri i Qimit salih serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *