• |
ide | kryesore

EMRAT/ Të fortët e Durrësit në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



GJKKO ka lëshuar 5 urdhër arreste me kërkesë të SPAK. Ende nuk ka një njoftim për operacionin, por burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se urdhër-arrestet janë lëshuar për emra njohur të botës së krimit, Ata janë Akil Nerjaku, Plarent Dervishaj, Julian Mecaj, Bashkim Haxhija dhe Marsel Deçka.

Këta persona dyshohet të kenë lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij Aleksandër Laho, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Lexo edhe: Berisha ia faturon Ramës atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Urdhër arrestet u lëshuan pas operacionit ditën e djeshme në banesën e Ramazan Rrajës, i cili është shpallur në kërkim për të njëjtën çështje. Në shtëpinë e Ramazan Rrajës u gjet xhaxhai i tij, Rrahman Rraja i cili është edhe deputet i Partisë Socialiste.

https://lapsi.al/2019/11/07/modelja-kejvina-kthella-thirret-ne-polici-per-atentatin-ndaj-prokurorit-arjan-ndoja/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *