• |
ide | kryesore

Atentati ndaj Arjan Ndojës, GJKKO lë në burg 5 të arrestuarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”, dhënë në mungesë për pesë të arrestuarit nga operacioni i koduar policor “Komplot”. Vazhdimi i masës “arrest me burg” është caktuar për Bashkim Haxhinë, Genti Ndrejakun, Marsel Deçkën, Endrit Sinanin dhe Julian Pjetrin.

Kujtojmë se më shumë se tre vite nga atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ku u plagos prokurori dhe një person tjetër, si edhe u vra drejtuesi i mjetit, SPAK identifikoi 9 persona të tjerë të përfshirë në ngjarje. Me urdhër të SPAK, 5 prej tyre u arrestuan. Ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve, personazhe të njohur të botës së krimit.

Sipas SPAK, të dyshuarit në role të ndryshme, si porositës, ekzekutorë, apo ndihmës, kanë bashkëpunuar para dhe pas ngjarjes së 1 nëntorit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit. Aty u plagos prokurori Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut. Ky i fundit është person me precendentë penale. Po ashtu aty mbeti i vrarë Andi Maloku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *