• |
ide | kryesore

Reshjet e dendura të shiut, disa fshatra pa energji elektrike në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Mot i keq me reshje shiu ka sjellë problematika në disa qarqe në vend. Disa fshatra në Fier kanë mungesë të energjisë elektrike. Shqetësime sa i takon elektricitetit shfaqen në njësinë Administrative Fratar, në fshatrat Malas, Ninësh, Gadurovë dhe Bejar.

Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon normalisht. Gjithashtu dhe akset rrugore janë të kalueshme. Niveli i ujit në lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4.8m.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *