• |
ide | kryesore

Arrestohet 63-vjeçari në Durrës, dhunoi bashkëshorten dhe djalin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 63-vjeçar me iniciale M.N është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Ai mësohet se ka dhunuar gruan dhe djalin e tij 17-vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre 17-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *