• |
ide | kryesore

A mund të hetohet edhe Rama nga FBI/ Gazetarja e VOA jep detaje nga dosja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Pas plasjes së skandalit të pagimit të një agjenti të FBI-së nga një shqiptar me lidhje me kryeministrin Rama, pyetja që shtrohet nëse edhe ky i fundit mund të jetë pjesë e hetimit. Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Keida Kostreci thotë se implikimi i Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar në aktakuzën e Departamentit të Drejtësisë ndaj Charles McGonigal është pasqyruar gjerësisht në mediat amerikane.

Kostreci u shpreh se nuk është e qartë nëse edhe kryeministri Edi Rama po hetohet lidhur me këtë çështje, por sipas saj në aktakuzë del qartë implikimi i kreut të qeverisë shqiptare.

“S’e di nëse ka gjasa që të hetohet edhe Rama, por nga aktakuza është i qartë takimi me kryeministrin e Shqipërisë. Takimet me të përmenden me detaje. Vetë Rama e ka pranuar që ka pasur kontakte miqësore me ish-agjentin e FBI, por në SHBA veprimet e tij nuk shihen normale duke i cilësuar shkelje të ligjit të FBI. Ish-agjenti ka kërkuar para nga personi që ka lehtësuar kontaktin me kryeministrin Rama dhe kjo është një shkelje”, – tha Kostreci në emisionin Now në Euronews Albania.

Sipas saj, aktakuza ndaj ish-zyrtarit të FBI është bërë nga këndvështrimi i departamentit të drejtësisë për shkeljet që ka bërë agjenti i FBI duke përzierë, gjatë kohës kur ishte ende në detyrë, publiken me privaten. Kostreci shpjegoi se nga zbërthimi që i është bërë aktakuzës, lidhja e parë e ish-zyrtarit me Shqipërinë është shtetasi shqiptaro-amerikan Agron Neza. Sipas Kostrecit rezulton se që nga vizita e parë në vitin 2007-2008, ish-zyrtari ka ardhur disa herë në Shqipëri ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

“Këto vizita në Shqipëri ish-zyrtari i FBI s’i ka raportuar, që konsiderohet mashtrime dhe fakti që edhe në Shqipëri edhe në Kosovë ai ka dhënë suvenire të FBI është cilësuar përzieje e publikes dhe privates. Ka shkelur rregullat e FBI. Po të shtosh edhe pagesat që ka marrë nga Neza, ai ka shfrytëzuar postin publik për çështje private që është në shkelje të ligjit të FBI”, – tha Kostreci. /LAPSI.al



10 Comments

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Ç’i kthen përgjigje atij idioti, sikur rama ti futet në krevatin e gruas , motrës a vajzës, ai idiot nuk sheh ndonjë gjë që nuk shkon.

  1. Faje ka Doktor ziu…,,
    Qe Nuk i c’farosi keto rriqrat e kuqe ne fillim….
    Tani keta e kane shaluar popull mushken dhe i kane future llozin ne torrle.
    Qenie koti.
    Voteshites te mjere.

  2. Që do hetohet më tej kjo çështje duke përfshirë dhe Ramën as diskutohet.Por problemi kryesor është politik dhe për këtë do t’a gjykojë më shumë Amerika.Pastaj ata do shikojnë nëse organet ligjore akuzuese në Shqipëri do vihen në lëvizje për hetim sepse është me vërtetë një objekt i rëndë për ça ka vepruar Rama.Do shohin nëse sistemi i reformuar gjyqësor do veprojë sepse ata janë investuar shumë në këtë reformë apo do dalin në përfundimin se reforma është bërë për t’i shërbyer Ramës.

  3. Ne Nju Jork /USA ka nje tjeter shqiptar qe eshte spiun per nje shtet tjeter, bile me pozite te larte te shtetit shqiptar

    diplomatet jane spiunet me te medhenj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *