• |
ide | kryesore

2022, volumi i transportit të mallrave u ul në porte dhe hekurudha

-Instant, Lajme, Të fundit



Ulet volumi i transportit të mallrave në porte dhe hekurudha. Ndërkohë vijon rritjen me transportin ajror. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për vitin 2022, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 2.064,7 ton, duke u rritur me 1,4%, krahasuar me 2021. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.804,4 mijë ton, duke u ulur me 20,6%, krahasuar me vitin 2021. Ndërsa volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 19.983 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 20,4%, krahasuar me vitin 2021.

Për muajin dhjetor 2022 volumet tregtare të mallrave janë shfaqur me rënia në transporton ajror dhe detar, ndërsa transporti hekurudhor është me rritje.

Nga të dhënat e fundit të INSTAT volumi i mallrave të transportuar me ajër është 176,6 ton, duke u ulur me 11,7% në krahasim me dhjetor 2021. Në porte, është 309.1 mijë ton, duke u ulur me 17,4% dhe me hekurudhë është 1.739 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 6,2%, krahasuar me dhjetor 2021.

Transporti i pasagjerëve

Transporti i pasagjerëve në 2022 është me rritje për transportin detar dhe ajror. Transporti me hekurudha vijon të jetë me rënie.

Konkretisht referuar treguesve në vitin 2022 numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 5.238.302 pasagjerë, duke u rritur me 78,9%, krahasuar me vitin 2021.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare janë 1.367.008 pasagjerë, duke u rritur me 58,4 %, krahasuar me vitin 2021. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 10.604 pasagjerë, duke u ulur me 55,8%, krahasuar me vitin 2021.

Në muajin Dhjetor 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 84,4% të transportit gjithsej. Numri i fluturimeve është 3.018 duke u rritur me 25,3%, krahasuar me muajin Dhjetor 2021. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 408.137 pasagjerë, duke u rritur me 50,4%, krahasuar me Dhjetor 2021.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në muajin dhjetor 2022 ishte 75.237 pasagjerë. Krahasuar me dhjetor 2021, ky tregues është rritur me 27,3%. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 123 pasagjerë. Krahasuar me dhjetor 2021, ky tregues është ulur me 83,9%.

Ecuria e import/eksporteve

Në vitin 2022, volumi i mallrave të eksportuara me hekurudhë është rritur me 89,8 %, me ajër është rritur me 6,4% dhe me det është rritur me 1,2%, ndërsa volumi i mallrave të eksportuara me tokë është ulur me 17,3%, krahasuar me vitin 2021.

Për muajin dhjetor 2022, volumi i mallrave të eksportuara me det është rritur 1,1%, ndërsa me tokë është ulur me 15,6% dhe me ajër është ulur me 15,7%, krahasuar me dhjetor 2021.

Për vitin 2022, volumi i mallrave të importuara me hekurudhë është ulur me 91,2%, me ajër 15,1%, me tokë 10,3% dhe me det është ulur me 3,6%, krahasuar me vitin 2021./Monitor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *