• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët hekurudha Shkodër-Vorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Lajme, Të fundit



Hekurudha Shkodër-Vorë pranë stacionit të Ishmit është përfshirë ditën e sotme nga flakët.

Zjarri i përmasave të mëdha ka djegur rreth 1 kilometër traversa druri të kësaj hekurudhe e cila prej vitesh është jashtë funksioni.

Dyshohet që zjarrvënia të jetë e qëllimshme pasi prej vitesh kjo hekurudhë është pre e vjedhjes së shinave dhe materialeve të tjera metalike të cilat shiten për skrap nga individë të ndryshëm.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *