Rikthehen debatet brenda Partisë Demokratike. Tashmë projektorët janë drejtuar tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) se cilën palë do të njohë për ta përfaqësuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Pak ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dorëzoi në KQZ emrat e anëtarëve të dhe sekretarëve të KZAZ-ve. Të njëjtën gjë bëri këtë të diel edhe Gazment Bardhi që gjithashtu ka firmosur si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Do t’i mbetet KQZ-së që tashmë të vendosë se cilët emra do të pranojë. I pyetur për këtë çështje më herët Ilirain Celibashi është shprehur se do të marrë për bazë vendimet e gjykatave.
Aktualisht në gjykatën e Tiranës, në regjistrin e Partive, njihet ende Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike pasi ky i fundit nuk e ka zyrtarizuar dorëheqjen.
Një vit më parë gjykata e Tiranës njohu ndryshimet në statutin e PD-së të bëra në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha në dhjetor 2021. Çështja i ka kaluar apelit ku ende nuk është marrë një vendim. ©LAPSI.al