• |
ide | kryesore

Berisha: Nuk do t’a lejojmë vjedhjen e Olsi Ramës në portin e Durrësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Olsi



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një takim me rastin e 32-vjetorit të themelimit të degës së Vorës. Kreu i demokratëve komentoi firmosjen e marrëveshjes së qeverisë shqiptare dhe Mohammed Alabbar për ndërtimin e portit të ri të Durrësit. Berisha tha se kjo është një aferë korruptive ku i përfshirë është edhe Olsi Rama.

“Ne nuk mundet kurrë të pranojmë të qeveriset nga një kryeministër, i cili me firmën që vendosi sot, u grabit shqiptarëve pronën publike më të çmuar, portin e Durrësit. Ne nuk mund të pranojmë një kryeministër i cili me klanin e tij, Amant Josif dhe Olsi Ramë, dalin dhe ju vjedhin 2 miliardë euro qytetarëve evropiane” – tha Berisha.

Ai bëri akuza ndaj Ramës edhe për çështjen e McGonigal.

“Ne nuk mundet kurrë të pranojmë një kryeministër, i cili në një urrejtje të fshehur ndaj armiqve të pushtetit të etërve të tij, i lejon vetes për pushtetin e vet, të korruptojë një nga njerëzit më të rëndësishëm në botë, për sigurinë e SHBA-së dhe jo vetëm atyre, për sigurinë e të gjithë aleatëve të SHBA. Imagjinoni ju, ta përdorë atë si killer për opozitën. Nuk mundet ne të pranojmë këtë situatë” – tha Berisha.

Berisha tha se opozita ka përballë një armik ndaj duhet “përballje dhe vetëm përballje, për të shporrur këtë kalbësirë nga skena politike shqiptare”. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ishte i ri, por amerikanët e donin. Xhezi Helms, ikona e senatit, për Hajdarin fliste me respekt. Kjo do ta xhelozonte Berishën.

    Hajdarit në vitin 1995 iu tha se Berisha levizte kundër linjës amerikane, në një takim ne New Jersey. Ai do deklaronte: “Nëse Berisha tradhëton çështjen tonë dhe Amerikën, unë ia derdh plumbin në gojë”. Kjo deklaratë u përcoll te Berisha, nga një punonjëse e Ambasadës Shqiptare. U bë problem atëherë sepse kjo doli në orën 1 të natës nga dhoma e hotelit kur rrinte Berisha, pasi i kishte “spiunuar” të gjithë më shumë dashuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *