• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktorja Annie Wersching

Paparazzi, Slider



Aktorja Annie Wersching ka ndërruar jetë në moshën 45 vjecare. Lajmi u konfirmua nga publicisti i saj i cili zbuloi se ajo vuante prej kohësh nga kanceri.

Burri i Wersching, Stephen Full, gjithashtu ndau lajmin e trishtuar në një deklaratë të marrë nga Deadline. “Ajo gjeti mrekullinë në momentin më të thjeshtë. Ajo nuk kërkonte muzikë për të kërcyer. Ajo na mësoi të mos presim që aventura të na  gjejë. ‘Shko gjeje. Është kudo.” Dhe do ta gjejmë”, u shpreh Full.

Përveç “24”, Annie u shfaq gjithashtu në shfaqje si “Bosch”, “Timeless”, “The Vampire Diaries”, “Runaways” të Marvel, “The Rookie” dhe “Star Trek: Picard”.

Shumë miq të industrisë  shkuan në mediat sociale të dielën për të nderuar aktoren. “Sapo humbëm një artiste dhe një qenie njerëzore të bukur. Zemra ime është copëtuar. Mendimet janë me të dashurit e saj”, shkroi Neil Druckmann në Twitter, i cili krijoi “The Last of Us”, një lojë video që shfaqte zërin e Wersching si rolin e Tess.

“Të duam Annie Wersching. Do të mungosh thellësisht”, shtoi ish-bashkëylli i saj në “Timeless”, Abigail Spencer. Wersching ka lënë pas Full, 53, dhe tre fëmijët e tyre: Freddie, 12, Ozzie, 9, dhe Archie, 4./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *