• |
ide | kryesore

Shehaj: Pse të dashurës së zyrtarit të FBI iu tregua një foto e Edi Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Agron Shehaj Edi Rama



Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, deklaroi se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është hetuar në SHBA për lidhjet dhe komunikimet me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

Shehaj përmendi deklaratën e ish të dashurës së McGonigal e cila tha se autoritetet i treguan asaj foto të Edi Ramës me McGonigal.

Kjo është provë që, sipas Shehajt, tregon se kryeministri është hetuar nga drejtësia amerikane.

Shehaj tha se, nëse nuk do të kishte patur një hetim, kryeministri Rama nuk do të ishte përmendur 14 herë në dokumentin final të akt-akuzës amerikane.

Në akt-akuzën amerikane Edi Rama përmendet 14 herë se çfarë ka bërë, me kë ka qenë, çfarë ka dhënë për informacionin që duhej të niste në Amerikë.

Para disa ditësh doli deklarata e ish-të dashurës të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së të cilës i shkuan te dera e shtëpisë, i trokitën, i treguan foton e kryeministrit me agjentin dhe e pyetën: Çfarë di ti për marrëdhënien me këtyre dy individëve? Tani kjo çfarë është? Është hetim, apo jo?

Nëse kryeministri është përfshirë në akt-akuzën finale është sepse janë mbledhur informacione, ku kërkohen gjithçka, sms, telefonata. Nëse nuk do të kishte patur një hetim, kryeministri Rama nuk do të ishte përmendur 14 herë në dokumentin final. Ne nuk po themi që është akuzuar, por po themi se është përfshirë në hetim.

Kryeministri i Shqipërisë është hetuar në SHBA. Ai është bërë lajmi kryesor në SHBA, sepse, dyshohet, të paktën sipas mediave amerikane, se pas parave, atyre 225 mijë dollarëve, mund të ketë qenë kryeministri i Shqipërisë. Nuk do t’ia dijë njeri nëse është hetuar me vendim të gjykatës apo jo, ishte ky e akuzuar apo jo”- u shpreh Shehaj në emisionin Të paekspozuarit.



10 Comments

    1. I dashur vella u clirova kur e pashe qe qenke gjalle.(Zoti na rujte se mos ka firmosur ndonje fake ne emrin tend), por une dua ta besoj se ti je real vellai im binjak. Mungesa jote besoj se ishte prej kesaj flame viroze.Hajt te shkuara. Love you

    1. Se per çfarë shkuan të ish e dashura e tij me foton e Ramës për çfarë. Këtë dhe një fëmi e kupton. Është person në hetim.Pra po të ishte ndryshe do të shkonin për ish të dashurin e saj.Hetusit federal janë të informuar dhe në kanale të tjera por gjithmonë kërkojnë më tepër.Dhe ish e dashura është një akuzuese dhe deshmitare kyç në këtë hetim.Prandaj ju që doni të mbroni të pa mbrojturin e keni kot.Do ishte më mirë të heshtni.

  1. Kaq llogjike te dobet te kete ky Shehaj valle ?
    Meqe i tregoi nje foto , do te thote qe e kane hetuar ?
    Dhe pretendon te vije ne pushtet ky antikapat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *