• |
ide | kryesore

Shpërthim në një xhami në Pakistan, të paktën 28 persona kanë humbur jetën

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën 28 ​​persona kanë humbur jetën në një shpërthim në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar. Shpërthimi ndodhi kur xhamia ishte e mbushur me besimtarë dhe më shumë se 150 njerëz u plagosën, raporton BBC. Një pjesë e ndërtesës u shkatërrua dhe shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.

Disa të tjerë po dërgohen në spitalet lokale. Shkaku i shpërthimit është i paqartë ndërsa kryeministri Shebaz Sharif e ka dënuar ashpër sulmin. Në një deklaratë, Sharif tha se ata që qëndrojnë pas incidentit “nuk kanë asnjë lidhje me Islamin”. “I gjithë kombi po qëndron i bashkuar kundër kërcënimit të terrorizmit”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *