• |
ide | kryesore

Video/ Dwamena i heq Partizanit suksesin: Cara humb penalltinë, të kuqtë katër ndeshje pa fitore

-Instant, F1, Sport, Video
Cara



Partizani ngec përsëri. Kundër Egnatias përfundon 1-1 me të kuqtë, që shkojnë në katër ndeshje pa fitore radhazi në kampionat. Skuadra e teknikut Colella shpenzoi mundësitë që nuk duhej. Cara gaboi penalltinë përballë Sherrit, ndërsa avantazhi i vonë i Hotit, zgjati vetëm 8 minuta. Një perlë e Dwamena (kontroll e finalizim) tronditi kryeqytetasit që nuk mundën t’i afrohet kreut, pa përfituar nga humbja e Tiranës.

Të kuqtë patën mundësinë më të mirë për të dalë me tre pikët, por u befasuan në fund. Ndeshja e tretë brenda mureve të shtëpisë, në të cilat Partizani arriti të marrë vetëm 1 pikë nga 9 të mundshme. Shifrat janë rraskapitëse me të besuarit e Colella që nuk po arrijnë të ngrenë kokë. Mba e nisi nga pankina e debutoi në 20 minutat e fundit, pa arritur të zgjidhë problemet e skuadrës. Të kuqtë mund të kishin kaluar në avantazh që në pjesën e parë, kur Sota fitoi një penallti. Cara gaboi përballë Sherrit, në minutën e 23′, duke i dhënë tjetër drejtim ndeshjes. Spektakolar portieri i rrogozhinasve, në goditjen e sulmuesit e më pas edhe Hadrojit, duke i cuar të tijtë në ekuilibër në pushim.

DWAMENA, GJITHNJË AI…

Egnatia mendoi të mbrohet dhe Dwamena dukej i izoluar, edhe pse as Partizani nuk po bënte më shumë. Kjo deri në minutën e 80, kur Cara ktheu një top që dukej i humbur në qendër dhe Hoti shënoi golin e avantazhit. Mund të ishte i fitores, duke parë minutat e pakta në dispozicion. Por pikërisht në të 88′, Dwamena tregoi gjithë aftësitë e një sulmuesi që ka luajtur në La Liga. Kontroll e finalizim perfekt për lojtarin, që befasoi Hoxhën në shtyllën e parë. 31 pikë për të kuqtë, në vendin e dytë e tre larg kreut. Ndërsa Egnatia, në debutimin e teknikut Edlir Tetova mbetet e 5 me 27 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *