• |
ide | kryesore

Berisha: Rama-McGonigal bënë një grusht shteti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike mblodhi Kryesinë këtë pasdite, për të përcaktuar aksionin politik në vijim, pas shpërthimit të skandalit Rama-McGonigal. Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh në fjalën e tij se Edi Rama dhe ish-shefi i FBI, bënë një grup shteti. Lideri i opozitës i quajti ata puçistë që vendosën të shuajnë pluralizmin në Shqipëri.

“Mblidhemi sot në një moment, të pashembullt, të jashtëzakonshëm, mblidhemi në një kohë kur për shkak të akteve mirëfilltas, antishqiptare, antidemokratike, antikombëtare të Edi Ramës, Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni të fuqishëm mediatik botëror, në qendër të një akti që tejkalon çdo lloj imagjinate. Kur një vend që i detyrohet më shumë se një vend tjetër SHBA-së, Shqipëria, kur një vend anëtar i NATO, merr përsipër, i korrupton, vendit udhëheqës të Aleancës së Atlantikut të Veriut, vendit udhëheqës të sigurisë dhe paqes në botë, SHBA-së, një nga njerëzit më kryesorë të fushës së sigurisë, dhe këtë e bën, ky njeri është Edi Rama.

Të marrësh përsipër një akt të tillë, të shndërrosh në aset me korrupsion një njeri që kurrë nuk e meritonte atë detyrë, por që kishte një pozicion të jashtëzakonshëm për nga rëndësia në sigurinë e SHBA-së dhe të vendeve të lira, do të thotë kryen një akt armiqësor të përmasave, tejkalon çdo lloj limiti, linje. Vizitat private në Shqipëri, duke qenë në detyrë, takimet e tij të fshehta të Charles McGonigal me Edi Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesore të rendit demokratik, që është pluralizmi politik, për të shkatërruar opozitën për hir të pushtetit të Edi Ramës, është një krim i përmasave makabër. Është një veprim i barabartë, me një grusht shteti, kur puçistët vendosin të shuajnë pluralizmin. Është një veprim i cili përveç aktit që bën ndaj vendit mik, përdor për të instaluar monizmin dhe fake opozitën në Shqipëri”, u shpreh Berisha.



8 Comments

  1. Berisha eshte pjesmarres aktiv i ketij grushti shteti te cilin e vijoi me uzurpimin e selise se PD. Ndaj tij, shpures se tij dhe Rames duhet te filloje ndjekje penale urgjentisht perndryshe demokracia ne vend do vazhdoje te lengoje ne grahmat e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *