• |
ide | kryesore

FBI kontroll të befasishëm në shtëpinë e presidentit Joe Biden në SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



FBI ka ekzekutuar një operacion kontrolli në shtëpinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Sipas BBC, që citon avokatët e Biden ky kontroll kryhet si pjesë e një hetimi për të gjetur dokumenta të klasifikuara.

Agjentët federalë kontrolluan shtëpinë e Joe Biden në Rehoboth Beach, Delaware, si pjesë e hetimit për posedimin e dokumenteve të klasifikuara, ka thënë avokati i tij personal.

“Sot, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Presidentit, po kryhet një kontroll i planifikuar në shtëpinë e tij në Rehoboth, Delaware,” tha avokati Bob Bauer në një deklaratë. “Sipas procedurave standarde, në interes të sigurisë dhe integritetit operacional, FBI vendosi ta bëjë punën e saj pa njoftim paraprak publik dhe ne ramë dakord të bashkëpunonim. Kërkimi sot është një hap i mëtejshëm në një proces të plotë dhe në kohë që do të vazhdojmë ta mbështesim dhe lehtësojmë plotësisht. Ne do të kemi informacione të mëtejshme në përfundim të kërkimit të sotëm.”

Muajin e kaluar, Biden lejoi agjentët të kryenin një kontroll të paprecedentë në shtëpinë e tij në Wilmington, Delaware, një nga dy vendet ku më parë ishin gjetur materiale sekrete. Ai gjithashtu pranoi në nëntor që FBI të kontrollonte një ish-zyre që ai përdorte në Uashington DC, ku u zbuluan për herë të parë dokumentet.

Gjithçka, midis 25 dhe 30 dokumente të klasifikuara që datojnë nga koha e Bidenit si senator dhe zëvendëspresident janë gjetur nga FBI dhe ndihmësit e Bidenit në pronat e Wilmington dhe Washington DC. Avokatët e Biden kontrolluan gjithashtu shtëpinë në Rehoboth Beach, ku ai shpesh pushon ose kalon fundjavat, por nuk gjetën dokumente.



14 Comments

  1. MILITARY SCHEDULES HUNTER BIDEN TRIBUNAL, THE MILITARY IS SAID TO HAVE EVIDENCE PROVING HE HAD SEXUAL LIAISONS WITH MANY UNDERAGE FEMALES IN THE UNITED STATES BETWEEN 2012-2020, MOST OF WHOM HE PURPORTEDLY DRUGGED AHEAD OF RAPING THEM. -SEPTEMBER 4, 20

  2. Hajde se kaq ju nevojitej ky prezervativi. Tani klani Obama po e hedh ne plena dhe do kemi kandidate per presidente, njeriun me te zgjuar😬 qe ka pare Amerika ndonjere, Kakala Harris😂😂😂😂😂. Keto duan kukulla ne presidence qe ti drejtojne si te duan deep state. Qr ku ka perfunduar USA, qe vdesin per marksizmin ( leftistat lgbt me koke te lyer me lloj lloj bojnash:))) dhe te te nxjerrin syte per Ameriken gjithe komunistat e rilindur te Shqiperise😂.

    1. Rrena me bisht. Bejne gjasme meqe kontrolluan rezidencen e TRUMP. Cdo gje ne funksion te pengimit te Trumpit qe te kandidoje. FBI ka kohe qe esht shnderruar ne nje mashe politike ne favor te te majteve, nje organizate tejet e njeanshme dhe e korruptuar

  3. Boss… Pse shqetesohesh!
    Rruga eehte e hapur per ne rusi.
    Nisu se njerez te “squt” si puna jote po presin ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *