• |
ide | kryesore

“McGonigal”/ Berisha: Thikë pas shpine, Rama nuk ka as nder as komb

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ashpër kryeministrit Edi Rama sa i takon çështjes McGonigal. Berisha në fjalën e tij tha se kreu i qeverisë nuk ka nder e komb.

“Kohë kritike në shumë aspekte. Regjimi i kalbur i Ramës është sot kryeministri dhe regjimi më i diskretituar pas Koresë së Veriut, Carit dhe Lukashenkos. Akti i Ramës është një thikë e tmerrshme pas shpine që ky njeri i cili s’ka nder, s’ka komb, s’ka atdhe, flamur e dinjitet, ka bërë ndaj kombit amerikan, SHBA dhe qeverisë së saj dhe më gjerë. Edi Rama, ka përbaltur pas Enver Hoxhës, më shumë se kushdo tjetër, emrin e Shqipërisë para kombit amerikan dhe qeverisë së SHBA-ve e kongresit. Rama është sjellë me aktin e tij, siç sillen armiqtë ndaj njëri-tjetrit.

Rama është sjellë sikur të jetë i biri i Enverit, i Kim Yong Un-it. Në këtë kontekst mund të themi se ka kryer një akt me pasoja që skalitet gjatë në memorie. Kësaj i thonë; të të vijë nga ai që kurrë nuk e pret. Edi Rama këtë akt të pashembullt, e ka bërë vetëm e vetëm të shkatërrojë opozitën shqiptare. Këtë korruptim, ai e ka bërë vetëm për të rrënuar në një akt armiqësor ndaj demokracisë, për të rrënuar opozitën shqiptare. Korruptoi Mcgonigal. Shfrytëzoi dobësitë e një njeriu të degraduar, që shkelmoi betimin që na bërë për t’i shërbyer vendit të tij. Rama nuk ka nder e komb, një kriminel si ky është e vështirë ta imagjinosh në politikë”, tha Berisha



10 Comments

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      mos e kopjo emrin e Jorgos, se ai nuk është kaq idiot!

  1. Bravo Berisha je i vetmi qe ke denoncuar prej kohesh MAFIAN DIPLOMATIKE dhe koha te dha te drejte.

    U ble sherbimi FBI si bagetia, keshtu ka blere edhe Kim e Lu si dhe disa drejore ne DASH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *