• |
ide | kryesore

Qeveria e Kosovës rrit pagat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria e Kosovës njoftoi këtë të mërkurë se ka miratuar projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore, çka i hap rrugë rritjes së pagave në vend.

Në një konferencë për mediat Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati, tha se pagat do të rriten duke u llogaritur vlerën e koeficentit 105 euro.

Me ligjin e ri pritet që Presidentja e Kosovës, ta ketë pagën 1890 euro, kryeministri dhe kryetari i kuvendit do ta kenë pagën nga 1785 euro.

Ndërkohë që deputetët e ministrat do të paguhen nga 1722 euro. Për sa i përket zëvendësministrave paga do të jetë 1554 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *