• |
ide | kryesore

E rëndë në Greqi/ 4-vjeçari dyshohet se është abuzuar nga babai dhe gjyshja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje kanë dalë nga abuzimi seksual i fëmijës 4-vjeçar në Greqi, ku abuzuesit pretendohet të jenë babai dhe gjyshja e tij. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur verën e vitit të kaluar dhe ishte denoncimi i nënës së 4-vjeçarit që bëri që të nisnin hetimet.

Sipas burimeve nga mediat greke, bëhet me dije se nëna e 4-vjeçarit kuptoi se fëmija kishte shenja në të gjithë trupin dhe filloi të shprehte një sjellje seksuale të pazakontë për moshën e tij. Më poshtë është dëshmia e nësës së 4-vjeçarit:

“Kur e mora fëmijën shkuam së bashku në supermarket dhe aty në një moment kur fëmija hoqi kapelën, pashë që ishte goditur në ballë nga ana e majtë. Më pas i thashë të ngrinte këmishën dhe zbulova se edhe në trup ishte goditur. Më pas, kur shkuam në shtëpi dhe e lava, pashë që ishte qëlluar edhe në këmbë e duar”, tha nëna në fillim të korrikut, disa ditë pasi fëmija u kthye nga shtëpia e ish-bashkëshortit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *