• |
ide | kryesore

Në arrest shtëpie për drogë, shqiptari ja shtron me miqtë mish dhe kokainë në taracën e shtëpisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ai ishte në arrest shtëpie për trafik droge, por mendoi se ishte më mirë të organizonte një barbekju me bazë kokainë me disa miq në taracën e shtëpisë së tij.

Një 53-vjeçar shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burg nga karabinierët, të cilët zbatuan urdhrin e aplikimit të masës së sigurimit.

Shqiptari ndodhej në arrest shtëpie pasi ishte arrestuar për shpërndarje kokaine pasditen e 6 dhjetorit 2022 në rrugën Francesco Sabatucci në Bolonja.

Njëzet ditë më vonë, në mbrëmjen e Shën Stefanit, karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e 53-vjeçarit për të verifikuar respektimin e masës së sigurimit.

Aty konstatuan festën në taracën e shtëpisë ku gjetën 10 gramë kokainë, 940 euro, një peshore precize dhe celefon për paketimin e lëndës narkotike.

53-vjeçari mori të gjithë përgjegjësitë duke “shfajsuar” miqtë e tij. Pas ngjarjeve, Prokuroria Publike e Bolonjës ka kërkuar rëndimin e masës së sigurimit, të urdhëruar nga gjyqtari hetues.

I arrestuar pasditen e djeshme nga karabinierët e stacionit të Bolonjës San Ruffillo, shqiptari u dërgua në burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *